Behgjet Pacolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Behgjet Pacolli
Pacolli final.jpg
Behgjet Pacolli
Informacione
Ditëlindja: 30 gusht 1951
Vendlindja: Marevc, Prishtinë
Aktiviteti: PRESIDENT I KOSOVESSipërmarrës
Filantropist, Biznesmen
Nënshtetësia: kosovare, zvicrrane
Vënde të rrjetit
Faqja zyrtare: www.behgjetpacolli.com

Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc, Prishtinë) është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova. Behgjet Isa Pacolli ka qenë kryetar i Kosovës.

Behgjeti është një sipërmarrës i dalluar shqiptar veprimtaria e të cilit shtrihet edhe në nivel ndërkomtarë. Është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Përpos angazhimit të tij sipërmarrje të ndërtimtaris, Pacolli është i angazhuar gjithashtu si president i partisë së katërt më të madhe në Kosovë të quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re[1]. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë më i angazhuar në skenenën e politikës kosovare. Thuhet që ai është shqipëtari më i pasur në botë me shtetësi nga trojet shqiptare.[2]

Behgjeti ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosovë ato kohë, pa elektricitet dhe pa ujë të rrjedhshëm. Behgjeti ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe veçanërisht nga gjyshi Osmani që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor në jetë që ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial.

Pacolli ishte nxënës shembullor në shkollën elementare lokale, me ç`rast ju mundësua edhe bursa shkolllore, e cila i mundësoi vazhdimin e shkollës së mesme në Prishtinë. Atje ai kaloi katër vite, nderkohë që flinte në një kasolle druri e cila i ishte dhënë bujarisht nga një familje turke, ndërkohë që udhëtonte 80 km[citim i duhur], dy herë në javë për të shkuar në shtëpi që të merrte furnizime për javen vijuese. Për diplomimin e tij, babai krenar për djalin, dëshironte që ai të bëhej mesuesi i fshatit, por nëna e tij këmbënguli që ai të shkonte në Hamburg, Gjermani. Djali në moshën 17 vjeçare, arriti në stacion të Hamburgut pa para si dhe i uritur. Për të pagur rrugën ai punoi në dokumente, në mënyrë që të mësonte sadopak nga secila gjuhë kështu siguronte punë për më tej. Pas tre viteve kthehet në Kosovë me gjashtë gjuhë të mëvetësuara si dhe me një diplomë universitare më shumë.

Gjatë shërbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi kompani nga Austria dhe Gjermania të cilat kërkonin punë, dhe menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai ju bashkangjit kompanisë austriake, ku punoi në sektorin e shitjes për shtetet: Jugoslavi, Bulgari, Poloni si dhe Rusi. Dy vite me vonë, ai shkoi në Zvicër dhe filloi punën me një kompani zviceriane me të cilën kontaktet e para i pati në Moskë.[2]

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Behgjeti është djali i Isa dhe Nazmije Pacolli. Në vitet e '70-ta ai emigroi në Hamburg, Gjermani ku u diplomua në ekonomi, si dhe specializoi në marketing dhe menaxhim. Në vitin 1974, përfundoi shërbimin ushtarak si dhe u rikthye në Kosovë. Më 1976, Pacolli shkoi në Zvicër ku u bë njëri nga top menaxherët e Inerplastica, kompani inxhnierimi dhe biznesi e cila merrej me kemikale dhe plastikë ne bashkëpunim me shtetet e bllokut sovjetik.

Më 1990, ai themeloi Mabetex Project Management, kompani konstruksioni e bazuar në Lugano, Zvicër e cila tashmë është e zhvilluar në një grup biznesi te fuqishëm e quajtur Mabetex Group. Grupi përfshin gjithashtu edhe tabloidin e përditshem kosovar Lajm, e themeluar më 2002. Pacolli mbanë akoma dhe sot postin e Presidentit dhe CEO-së në Mabetex Group.

Z. Pacolli është nderkombtarisht i njohur për punën e tij në lirimin e pengjeve që jane mbajtur në Afghanistan.[3]

Pacolli ka qene i martuar me vajzen italo-shqipetareAnna Oxa, nga 1999 deri me 2002. Momentalisht ai është i martuar, dhe është baba i nje djali si dhe tre vajzave. Megjithëse Z. Behgjet Pacolli këmbëngul në punën e vazhdueshme, pikësëpari ai është nje njeri familjar, familja është vendi ku ai kalon sa më shumë që është e mundur kohë me katër femijet e tij, dy nga te cilet kane jete te sukseshme ne karrieren profesionale te tyre. Familja është vazhdimisht numri një i ``top ten`` listës së gjërave më me prioritet të agjendës së tij.

Në vitin 2004, Behgjet Pacolli udhëtoi ne Afghanistan, duke lënë mënjanë të gjithë biznesin dhe angazhimet e rëndësishme të tij. Tre punetorë të Kombeve te Bashkuara u morën peng në Kabul, Annette Flannigan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi, nga Kosova të cilët nuk kanë pasur asnjë perfaqsim apo mbështëtje nga jashtë. Z. Pacolli, duke parë nevojën per ndihmë kundrejt pengjeve u angazhua personalisht me cështjen në fjalë. Ai liroi pengjet pas nje muaj pune intensive personale si dhe negocimeve. Pas dy viteve e gjithe historia u perserit, kur nje qytetar Italian, Gabrielle Torsello u rrembye në Afghanistan. Behgjet Pacolli u kontaktua nga shërbimet italiane për të negociuar ne lirimin e tyre. Behgjet Pacolli dhe njëherë ishte i sukseshem në lirimin e nje pengu tjeter. [4][5][6][7]

Më 1993 presidenti Z.Pacolli themeloi "Les Enfants du Sakha" i cili ishte nje fond i ngritur në ndihmë të fëmijëve. Qëllimi kryesor i ketij organizimi është që të sigurojnë ndihmën e nevojshme përsa i përket kujdesit mjekësor, edukimit si dhe argëtimit të fëmijeve. Në vitet e kaluara mbi 100 fëmijë kanë qënë të trajtuar në qendrat mjekësore te Europës perëndimore.[8]

Mabetex duke përdorur strukturen e tij si dhe ndihmën e punëtorëve ka dërguar disa tonelata te ndihmës së parë dedikuar refugjateve në kampet e ngritura në Shqipëri; ka ndihmuar dhe institucione te tjera ne Itali dhe Zvicër në dërgimin e mallrave duke përdorur kamionet e Mabetex-it.[8]

Që nga mbarimi i luftes, Pacolli ka krijuar në Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rikonstruktimin e Kosoves (FORK), me anë të së cilës ai ka kanalizuar ndihmë për provincat. Me kohën, ai shpreson si ky trup do të shërbejë si designer i projekteve rikonstruktuese, duke ju dhënë partnerëve lokalë për agjensitë internacionale. Pacolli ka qene aktiv jo vetem ne sektorin humanitar te Kosoves gjatë konfliktit atje, ai ka punësuar me mijëra shqipëtare të Kosovës në projektet kudo ne Botë, të cilët nga atje kane qene te aftë të kontribuojnë në të gjitha këto cështje. Ai gjithashtu ka qenë ndihmë e drejtëpërdrejtë për shumë familje në ndihmë.[2]

Fondacioni humanitar i Z.Pacolli “Behgjet Pacolli” ka ndërtuar dhe furnizuar Universitetin Amerikan te Kosoves, ne Prishtine.[1]

Më 3 Korrik 2010, z. Pacolli u nderua me çmimin ``Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit``, në ceremoninë e mbajtur ne Prishtinë nën udheqjen personalitetit të nohur si dhe themeluesit të Unionit Internacional per Paqe Z. Gianfranco Costa. Cmimi ishte nje mirënjohje për veprat humanitare të z. Pacolli jo vetëm në Kosovë por edhe mbarë botën, përmendim këtu rastet e lirimit të pengjeve në Afganistan e më gjerë.[9]

Më 20 nëntor 2010, z. Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin "Qytetar Nderi i Lezhës".[10]

Pacolli gjithashtu mbulon financiarisht fondacionin SEED (Zhvillimi i Europes Juglindore) ai është gjithashtu kështilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies).[11]

Veprimtaria si sipërmarrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Veprimtari e Pacollit si sipërmarrës ndërkomtarë mund të ndahet në disa periudha kohore dhe lokacione gjeografike. Zakonisht përcjellësit e veprimtaris së tij këtë veprimtari e ndajnë sipas lokacioneve gjeografike.

Rusi[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi i Pacollit është i njohur per rinovimin e Kremlinit ne Moskë në një shkallë shumë të madhe, duke përdorur material ekstravagant si dhe mjaft luksoz.[12]

Më 1992, gjatë ndërtimit te projekteve në Yakutia, Rusi, Pacolli bashkëpunoi ngushtë me njerin nga personat më të rëndësishëm të Yakutsk , Pavel Borodin. Në momentin që Borodin u zgjodh si president menaxherial i pronave, Mabetix-it iu dorëzuan disa kontrata shumë të rëndësishme konstruktimi, renovimi si dhe përtëritje të Parlamenti Federal Rus, Shtepia e Operas ruse State Duma si dhe Kremlin në Moskë. Mabetex ka ndertuar gjithashtu edhe hotelin e pare luksoz, Swiss Diamond Hotel në eren e re ruse. Në vitin 1998, Prosekutori gjeneral i Rusisë Yuri Skuratov hapi nje investigim kunder Mabetex i cili u bë pasi ai la zyrën, ku akuzonte personalisht Z. Pacolli për korruptim anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Yeltsin. Në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjygjin rus, Skuratov per shpifje kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion dollarë për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli.[13][14][15][16][17][18]

Kazakistan[redakto | redakto tekstin burimor]

Mabetex aktualisht është duke punar në Kazakhstan ku po luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kryeqytetit te ri Astana, njëri nga projektet e vlerësuara si dhe tashmë të përfunduara ishte edhe pallati i ri presidencial Presidential Palace. Njëri nga simbolet më të mëdhaja të arritjeve te Mabetex ne Kazakistan ishte edhe transformimi i residencës së presidentit. Tani ajo është një residencë luksoze ku madheshtia e saj është nje kënaqësi për personalitet e huaja si dhe për Presidentin Nursaltan Nazarbayev, i cili punon aty. Me vendodhje ne anën e majtë te lumit Essy, arkitektura e saj ndërthur klasiken, modernen dhe influencat etnike. Rezidenca e presidentit është pjesë e kompleksit te ndërtesave moderne administrative ne qëndren e re të qytetit – qëllimi kryesor i saj është simbolizimi i Kazakistanit të ri.[19] Grupi, është faktor i rëndësishëm ne sektorin e ndërtimin të Kazakistanit, ku pjesëmarrja në ndërtimin e ndërtesave te reja te Kazakistanit është diku 40% në qytetin e ri te Astanës.[20]

Itali[redakto | redakto tekstin burimor]

Itali, Mabetex Grup ka qenë përgjegjëse ne studimin dhe projektimin e teatrit La Fenice ne Venecia pas djegjes se saj.[21]

Uzbekistan[redakto | redakto tekstin burimor]

Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistan, grupi i tij ka ndertuar projektin e fituar për hollin e qytetit.

Kryetari i Kosovës[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshem.

Veprimtaria politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 17 mars 2006, Pacolli themeloi partinë politike Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2007 ishte e treta. Gjate ketyre zgjedhjeve ai deklaroi pronë të vlefshme në shumë të €420 milionëve.[22] Pacolli became a deputy in the Assembly of Kosovo and a member of the Committee for Budget and Finance.

Pacolli u bë përfaqëses në asamblenë Kosovare si dhe anëtar i komitetit per Buxhet dhe Financë.

Që në 2004, Behgjet Pacolli ka vazhduar më tej me përpjekjet e tij sa i perket cështjes se Kosovës duke suportuar shumë institucione si dhe grupe përkrahese dhe qeveri te huaja, institucione dhe agjensi internacionale per të përkrahur pavaresinë e plotë te Kosovës dhe njohjen e saj. Z.Pacolli është këshilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies).[11] Që nga deklarimi i pavaresisë së Kosovës në shkurt te 2007, Z. Pacolli ka punuar vazhdimisht në lobimin e shteteve që të njohin zyrtarisht Kosovën si shtet te pavarur. Pacolli ka udhëtuar në shumë shtete duke mbajtur gjithmonë me vete, njohjen e cështjes së Kosoves, si shtet te pavarur, gjest qe akoma keto ditë e bën. Aktualisht Pacolli vazhdon me aktivitet lobuese te tij kudo ne botë, ku ai takon udhëhëqes te lartë të shteteve boterore në pritje qe t`i bindë ata me argumente në njohjen e pavaresise së Kosoves. [23][24][25][26]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Bureau of European and Eurasian Affairs (2010): Background Note: Kosovo. Vizituar në 22. Mars 2010.
  2. ^ a b c Chris Bennett (1999): Living The Life Of Behgjet. Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  3. ^ The World Water Organization (2009): Executive & Advisory Boards. Vizituar në 22. Mars 2010.
  4. ^ Liam Clarke. "UN ‘did nothing to help hostages’", The Times, 2004-11-28. Korrigjuar më 2010-03-26. 
  5. ^ Corriere Della Sera (2006): Pacolli: ho avuto un ruolo anch' io. Vizituar në 26. Mars 2010.
  6. ^ L'Espresso (2006): TORSELLO: ANCHE PACOLLI NELLE TRATTATIVE PER LIBERAZIONE. Vizituar në 26. Mars 2010.
  7. ^ The Jawa Report (2004): Ransom Paid for UN Hostages?. Vizituar në 26. Mars 2010.
  8. ^ a b World Investment News (2002): Kosovo. Vizituar në 27. Mars 2010.
  9. ^ Corriere dell'umbria (2010): Il Centro Pace mette su casa in Albania e Kosovo. Vizituar në 7. 14 2010.
  10. ^ Koha Ditore (2010): Behgjet Pacolli, "Qytetar Nderi" i Lezhës. Vizituar në 11. 20 2010.
  11. ^ a b "International Councilor" - CSIS, Center for Strategic and International Studies
  12. ^ Andrew Jack (2004): Inside Putin's Russia: Can There Be Reform Without Democracy?. Vizituar në 22. Mars 2010.
  13. ^ Илья Вукелич, Андрей Терехов (January 2006): Балканский Мабетекс (Russian). Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  14. ^ Michael Wines. "The Kremlin's Keeper, the World at His Fingertips, Is Under a Cloud", New York Times. Korrigjuar më 2008-11-01. 
  15. ^ Ian Traynor, Peter Capella. "Swiss investigators order arrest of top Yeltsin aide", London: guardian.co.uk. Korrigjuar më 2008-11-01. 
  16. ^ Philip Willan, James Meek. "Yeltsin family 'took bribes'", London: guardian.co.uk. Korrigjuar më 2008-11-01. 
  17. ^ Бородин, Павел (Russian). lenta.ru. Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  18. ^ Екатерина Заподинская (August 2000): Беджет Паколли признан чистоплотным. Он выиграл суд со Скуратовым (Russian). Газета «Коммерсантъ». Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  19. ^ CNN Traveller Promotion (2008): Kazakhstan's capital develops into a gem. Vizituar në 26. Mars 2010.
  20. ^ 24-7pressrelease.com (2009): COREPRIME Enters Kazakhstan Design Competition for Iconic President's Library Project with SAMOO Architects. Vizituar në 26. Mars 2010.
  21. ^ Ricostruzione "La Fenice" - Venice
  22. ^ Kosovo politicians refuse to reveal sources of wealth, B92, 17 October 2007.
  23. ^ Vjosa Musliu (2009): Pacolli Lobbies for Kosovo in Africa. Vizituar në 27. Mars 2010.
  24. ^ Giulietto Chiesa (2005): La resistibile ascesa del sig. Pacolli - 30-12-05. Vizituar në 27. Mars 2010.
  25. ^ Anko Ordoñez and Sara Danni (2009): Interview with Behgjet Pacolli. Vizituar në 27. Mars 2010.
  26. ^ Koha Ditore, Lajm, Telegrafi - 10/09/09; Kohavision, TV 21 (2009): Businessman lobbies Libya to recognise Kosovo.
Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Ibrahim Rugova ·Fatmir Sejdiu ·Behgjet Pacolli ·Atifete Jahjaga
Kabinetet: