Bejtullah Destani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bejtullah Destani ka lindur më 13 gusht 1960Prizren. Destani është studiues shqiptaro-britanik.

Shkollimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë, ‘Bibloigrafi e Zgjedhur e Librave mbi Shqipërinë 1850-1984’. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikëshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Destani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë. Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapohapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar, pozicion të cilin e mban akoma dhe sot. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare(1).

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:

[1]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Intervist e Demir Reshitit me Destanin