Bekim Fehmiu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bekim Fehmiu - është aktor shqipëtar nga Kosova. Pa mëdyshje mund të thuhet se ai është aktori më i madhë që ka nxjerr deri tash Kosova.
[redaktoni] Jeta
Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin "Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madhë për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
I martuar me një artiste serbe, ishte nga ata njerëz që nuk e braktisi, në asnjė moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. I pyetur për dëshirën e tij ai ka thënë thjeshtë se: "Do të doja të njihja më mirë shqipen". Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qėnë një nga arsyet, qė i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.
Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
[redaktoni] Filmografia
- Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
- "Disperatamente Giulia" (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
- "Bambino di nome Gesù, Un" (1987) mini serial televiziv si Joseph
- Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
- Crveni i crni (1985) si Da Giozo
- Sarâb (1982) si Vlsdar
- Voce, La (1982)
- Siroko je lisce (1981)
- "Vecchi e i giovani, I" (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
- Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
- Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
- Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
- Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
- Disposta a tutto (1977)
- Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
- Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
- Pavle Pavlovic (1975)
- Kosava (1974) si Adam Milovanovic
- Deps (1974) si Deps
- Gioco della verità, Il (1974)
- Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
- Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
- Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
- Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
- Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
- The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
- Klopka za generala (1971) si Doktor
- The Adventurers (1970) si Dax Xenos
- "Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
- Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
- Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
- Skupljaci perja (1967) si Bora
- Protest (1967) si Ivo Bajsic
- Tople godine (1966)
- Vreme ljubavi (1966) si Milija
- Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
- Roj (1966) si Halil Beu
- Devojka (1965)
- Klakson (1965)
- Ko puca otvorice mu se (1965)
- Neprijatelj (1965)
- Pod isto nebo (1964)
- Sasa (1962) si Maric
- Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash

