Benazir Buto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Benazir Bhutto)

Benazir Buto, (sind: بینظیر ڀھٽو ), (urd: بینظیر بھٹو), lindi më 21 qershor të vitit 1953Karaçi, Pakistan dhe u vra në një atentat më 27 dhjetor të vitit 2007Ravalpindi, Pakistan, ishte gruaja e parë në krye të një vendi mysliman post-kolonial.

Buto u zgjodh kryeministre e Pakistanit në vitin 1988, por pas 20 muajve me përkrahjen e ushtrisë e shkarkoi kryetari Gulam Ishak Kan. Benazir Buto përsëri u zgjodh në vitin 1993, por tri vite pas e shkarkoi kryetari i atëhershëm Faruk Legar.

18 tetor të vitit 2007 ajo u kthye në Pakistan pas tetë viteve azil politik. Menjëherë ditën e nesërme në Karaçi në mitingun e organizuar me rrasin e kthimit të saj në vend ishin vendosur dy bomba të cilat shkaktuan vdekjen e qindra njerëzve. Benazir Buto nuk ishte lënduar. Ndërsa më 27 dhjetor të po të njëjtit vit u kry atentati i dytë, në tubimin në Ravalpindi ku kësaj here atentatori arriti ta qëllojë për vdekje. Vdiq të njëjtën ditë në spital, në Ravalpindi.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]