Besa (Sami Frashëri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sami Frashëri

Besa ose Mbajtja e Fjalës së Dhënë (në Turqisht: Besâ yâhut Âhde Vefâ) është një vepër dramatike me gjashtë pamje e Sami Frashërit, shkruar dhe botuar së pari në gjuhën osmane më 1874 në Stamboll.[1] Me këtë vepër Samiu u përpoq t'i paraqiste shqiptarët nën një dritë tjetër për opinionin osman, duke e informuar për moralin, vlerat, zakonet e traditat e shqiptarëve të cilët i mendonte një element tejet të rëndësishëm të perandorisë; gjithashtu donte të hidhte themelet e një teatri autentik osman, i cili asokohe kishte shumë ndikime të jashtme.[2] Për audiencën më të hollë elementi i besës nënkuptonte zhvillimin e politikës që mund të merrte.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U shfaq për herë të parë më 6 prill 1874 në 'Osmanli Tiyatrosu' (Teatri Osman). Pjesë nxjerr në pah dilemën tragjike të një babai, që parapëlqen të vrasë të birin vetëm e vetëm që të mbajë besën, fjalën e dhënë.[3]

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1901 Abdyl bej Ypi e përktheu dramën në gjuhën shqipe me titullin Besa ose mbajtja e fjalës së dhënë dhe u botua nga Kristo LuarasiSofje.[4] Më 1945 u botua në New York përkthimi i saj në gjuhën angleze nga Nelo Drizari.[3]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U bë pjesë e kurrikulave shkollore në Mësonjëtoren e Korçës deri kur u mbyll më 1902. Përkthimi shqip i dramës nga autoritetet osmane mbahej si "nxitës i ndjesive kombëtare të shqiptarëve" dhe pas Revolucionit Xhonturk më 1908 kishte raportime se çeta kaçakësh luanin pjesë nga drama rreth zjarrit.[4] Drama e Samiut nuk do të shfaqej gjer pas kalimit të Revolucionit Xhonturk, më pas u shfaq për tre vjet të tjera deri më 1911-1912.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Blumi, Isa (2014). "An Honorable Break from Besa: Reorienting Violence in the Late Ottoman Mediterranean". European Journal of Turkish Studies (në anglisht). 18.
  2. ^ Gawrych 2006, pp. 1-2, 8, 19-20, 164, 207.
  3. ^ a b Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Pejë: Dukagjini. fq. 126.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 148. ISBN 9781845112875.
  5. ^ Gawrych 2006, pp. 88, 164, 207.