Besian Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Besian Zeneli (26 gusht 1982, Prishtinë) është menaxher i shtëpisë botuese Buzuku të Prishtinës. Ekonomist me profesion, edhe pse i ri, është treguar i suksesshëm në përhapjen e librit, qoftë të botimeve Buzuku, qoftë të botimeve shqiptare dhe të huaja në pikat e shitjes në Prishtinë, apo në relacione ndërkombëtare : panairet e jashtme dhe ato shqiptare. Është nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe koordinator i panairit të librit të Prishtinës.