Beteja e Albulenës (pikturë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja e Albulenës është pikturë e piktorit Fatmir Haxhiu, e krijuar në vaj, rreth viteve 1970, me dimenzione 150x300cm (dimensioni i përafërt). I frymëzuar me heroizmin e popullit shqiptar në krye me Skënderbeun, ai realizoi një vepër që për nga dimensioni artistik i kishte thyer caqet e deriatëhershme të artit piktural shqiptar. Piktori merr si trajtim një nga betejat më të lavdishme të ushtrisë shqiptare kundër ushtrisë osmane, betejën e Albulenës. Kjo´´Betejë..``si vepër artistike i ka të gjitha premisat e një pikture historike, ku reflektohet një akt sulmimi, një dramatikë ngadhënjuese e Skënderbeut dhe e ushtarëve të tij.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]