Beteja e Dyrrahut (1081)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Beteja e Dyrrahut
Italy and Illyria 1084 v2.svg
Italia dhe Ballkani në vitin 1084.
Data 18 Tetor 1081
Vendi Dyrrah
Rezultati Fitore normane
Pjesëmarrësit
Perandoria Bizantine Dukati i Apulias dhe Kalabrisë
Komandantët
Aleks I Komneni
Gjergj Paleologu
Robert Guiskard
Bohemundi i Tarantos
Fuqia
20-25,000 burra[1][2] 30,000 burra[3]
150 anije
Humbjet
5,000 burra të vdekur[4]
7,000 burra dezertuan[5]
Të konsiderueshme[4]

Beteja e Dyrrahut (pranë Durrësit të sotëm në Shqipëri) u zhvillua më 18 Tetor 1081, mes Perandorisë Bizantine, e drejtuar nga Perandori Aleks I Komneni dhe normanëve të Italisë jugore nën drejtimin e Robert Guiskardit, Dukës së Apulias dhe Kalabrisë. Beteja u zhvillua jashtë qytetit të Dyrrahut (i njohur edhe si Durazzo), kryeqytetit bizantin të Ilirisë dhe përfundoi me fitoren normane.

Pas pushtimit norman të Italisë bizantine dhe Sicilisë Saraçene, Perandori bizantin Mihali VII u fejoi djalin e tij me vajzën e Robert Guiskardit. Kur Mihali u rrëzua nga pushteti, Roberti e përdori këtë si një pretekst për të sulmuar Perandorinë Bizantine në 1081. Ushtria e tij rrethoi Dyrrahun por flota e tij u mund nga Venedikasit. Më 18 Tetor, normanët u zunë me një ushtri bizantine të drejtuar nga Aleks II Komneni jashtë Dyrrahut. Beteja filloi me krahun e djathtë bizantin që shpartalloi krahun e majtë norman, të cilët u thyen dhe u larguan. Mercenarët Varangë iu bashkuan ndjekjes së normanëve që po ia mbathnin por u ndanë nga forcat kryesore dhe u masakruan. Kalorësit normanë në qendër sulmuan qendrën bizantine dhe e shpartalluan atë, duke shkaktuar largimin e bizantinëve.

Pas kësaj ftoreje, normanët e morën Dyrrahun në Shkurt 1082 dhe përparuan më në brendësi duke pushtuar shumicën e Maqedonisë dhe Thesalisë. Roberti më pas u detyrua të largohej nga Greqia për tu marrë me sulmin e një aleati të tij, Papës prej Perandorit të Shenjtë Romak, Henrit IV. Roberti la djalin e vet Bohemundin në krye të ushtrisë në Greqi. Bohemundi, fillimisht qe i suksesshëm, duke mundur Aleksin në disa beteja, por u mund prej tij në rrethinat e Larisës. I detyruar të tërhiqej në Itali, Bohemundi humbi të gjitha territoret e fituara nga normanët në këtë fushatë. Rikuperimi bizantin nisi Restaurimin Komnen.

[redakto] Referencat

  1. ^ Haldon, The Byzantine Wars, 134
  2. ^ Birkenmeier, The Development of the Komnenian Army: 1081-1180, 62
  3. ^ Haldon, The Byzantine Wars, 134; Anna Comnena, The Alexiad, 1.16
  4. ^ a b Haldon, The Byzantine Wars, 137
  5. ^ Norwich, Byzantium: Decline and Fall, 20
    * Warren Treadgold, A History of Byzantine State and Society, 614

[redakto] Shiko edhe

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera