Beteja e Gjormit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Beteja e Gjormit
Pjesë e Rezistenca shqiptare në LDB
Data 1–2 janar, 1943
Vendi Gjorm, Shqipëri
Rezultati Fitore vendimtare e shqiptarëve
Pjesëmarrsit në konflikt
Balli Kombëtar
Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar
vullnetarë nga Vlora
Flag of Italy (1861-1946) crowned.svg Mbretëria e Italisë
Komandantët dhe udhëheqësit
Hysni Lepenica
Skënder Muço
Mehmet Shehu
Franco Clementi 
Fuqia (kapaciteti)
fillimisht 1,600 trupa të Ballit Kombëtar
në fund 2,200 trupa
fillimisht 2,000 troops
në fund 5,600 trupa
5 topa
tanke
Viktimat dhe humbjet
shumë pak 186 të vrarë
qindra të plagosur
80 rob lufte
2 tanke
29 armë automatike
3 topa

Beteja e Gjormit ishte një betejë mes forcave shqiptare të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër Mbretërisë së Italisë. Beteja u zhvillua më 1–2 janar, 1943, në zonat e Gjormit, Vranishtit, Dukatit, Tragjasit dhe Tërbaçit në rajonin e Mallakastrës, në jug-perëndim të Shqipërisë.[1]

Preludi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas pushtimitit të Mbretërisë së Shqipërisë nga Mbretërisë së Italisë në vitin 1939, u foruan disa grupe të rezistencës. Më të rëndësishmit nga këto grupe ishin Balli Kombëtar, i formuar nga Mit'hat Frashëri e Ali Këlcyra si dhe Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, i cili më vonë u kthye në grup komunist të udhëhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.

Dukati dhe Gjormi u kthyen në dy nga qendrat e Ballit Kombëtar, forcat e të cilit në këtë zonë udhëhiqeshin nga Hysni Lepenica, komandant ushtarak dhe Skënder Muço, një avokat i shquar nga Tragjasi.[2] Mehmet Shehu, një komandant i Frontit Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, krijoi një njësit pariszan në Mallakastër.[1]

Duke filluar nga mesi i vitit 1942, kishte sulme të shpeshta kundër tupave italaiane që gjendeshin në atë zonë. Në nëntor 1942, këto sulme u shtuan. Komandanti i trupave italiane në këtë zonë të armatosura rëndë e të cilët fillimisht numëronin 2000 ushtarë, ishte kolonel Franco Clementi.[1]

Beteja[redakto | redakto tekstin burimor]

Beteja kryesore, e cila zgjati 36 orë, u zhvillua më 1–2 janar, 1943. Njësitë shqiptare u mbështetën gjatë betejës nga 300 vullnetarë të zonës.[1] Gjatë betejës, ushtria italiane përdori tanqe, topa dhe shumë armë automatike.

Beteja përfundoi me humbje vendimtare të italianëve, të cilët u shpartalluanplotësisht dhe kontrollin e morrën shqiptarët. Në total u vranë 186 ushtarë dhe oficerë italianë, duke përfshirë komandantin e trupave italiane, Kolonel Clementi, me qindra të tjerë u plagosën ndërsa 80 u zunë rob lufte.[1] Tanket italiane u shkatërruan, ndërsa pajisjet ushtatrake që ranë në duar të shqiptarëve përfshinin 3 topa, 29 armë automatike, sasi të mëdha municioni dhe qindra pushkë.[1]

Pasojat[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi u thye në fushën e betejës, ushtria italiane e ndërmori raprezaljeve kundër civilëve të pesë fshatrave Dukat, Gjorm, Trëbaç, Tragjas dhe Vranisht. Forca ajrore italiane i bombarduan fshatrat. Gjatë këtyre sulmeve pati shumë viktima civile, duke përfshirë edhe kryekomunarin e Dukatit, Shukri Cane.[1] Ndaj Gjormit u krye edhe një tjetër ekspeditë ndëshkuese.[1]

Një pikturë e vitit 1981 nga Fatmir Haxhiu, me titull Lufta e Gjormit, përkujton Betejën e Gjormit. Piktura ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar.[3]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]