Beteja e Svetigradit (1448)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Beteja e Sfetigradit)
Shko te: navigacion, kërko
Rrethimi i parë i Sfetingradit
Pjesë e Luftrat osmane në Europë
Sfetigrad 001.jpg
Engraving of an engagement during the siege of Sfetigrad.
Data 14 maj – 31 korrik, 1448[1]
Vendi Mali Dervenik, në ditët e sotme Komuna e Dibrës[2]; 58 km larg prej Krujë
Rezultati Ottoman Victory: Garrison surrenders and Ottomans seize the fortress[3]
Pjesëmarrsit në konflikt
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Peter Perlati udhëhequr garnizonin [4]; Skënderbeu udhëhoqi forcën e ndihmëse. Murati II
Fuqia (kapaciteti)
Garnizoni prej 2,000 trupa[5]; 12,000 burra të vendosur në fshat përreth nën Skënderbeun.[5] 80,000 burra; dy armë[5]
Viktimat dhe humbjet
Kalaja u dorëzua, por garnizoni u kursye.[3] Deri në 20.000 viktima[6] [8]

Në qershor të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II së bashku me të birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili më pas do të bëhej edhe ai sulltan. Ajo u përqendrua mbi kështjellën e Sfetigradit[9], si baza kryesore në sistemin mbrojtës të brezit lindor. Garnizoni i përbërë kryesisht nga dibranë dhe i drejtuar nga matjani Pjetër Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Skënderbeu godiste pa ndërprerje ushtrinë me sulme të befasishme dhe arriti të hynte deri në kampin e ushtrisë osmane. Kjo e lehtësoi detyrën mbrojtëse të kështjellës. Garnizoni rezistoi deri sa osmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetër Perlati dorëzoi kështjellën, me kusht që të largohej i lirë bashkë me armët. Në korrik të vitit 1448, Sfetigradi kaloi në duart e osmanëve. Për lidhjen e Lezhës kjo ishte një humbje. Kështjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.

Të dhëna për betejën[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Beteja e Sfetigradit u zhvillua ne mars 1448.
  2. Kjo shënonte humbjen e parë të Lidhjes së Lezhës nga turqit.
  3. Sipas kronikanëve të kohës janë vrarë 1200 ushtarë.
  4. Mori emrin e Sfetigradit (qyteti i shenjtë), sepse aty ndodhen shumë vende kulti.
  5. Ajo zgjati një muaj, nga qershori deri në korrik.
  6. Skënderbeu nuk ishte në kështjellë, por sulmonte nga malet.
  7. Pas betejës aty u shpërngulën shumë turq, ku nisën jetën e tyre. Dhe sot fshati Koxhaxhik është i banuar nga popullsi turke.
  8. Vetë fshati Koxhaxhik e ka marrë këtë emër nga turqishtja, që do të thotë “betejë e madhe”.
  9. Varrezat ishin ndarë në dy pjesë, në myslimane, rreth 900, dhe katolike, rreth 300.
  10. Pasi iu ndërpre uji nga osmanët, kështjella u dorëzua.

Note[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Some sources refer to the siege occurring in 1449. Most original documents, however, only refer to it happening in 1448. See: Schmitt p. 93.
  2. ^ Veliu, Ilmi. I ZBULOVA THEMELET E KALASE SE SKENDERBEUT, “SVETIGRADI”. Weblog entry. Zemra Shqiptare. May 10, 2010. July 22, 2010 [1].
  3. ^ a b Hodgkinson p. 102.
  4. ^ Franco p. 99.
  5. ^ a b c Francione p. 77.
  6. ^ Francione p. 79.
  7. ^ Rrezja, Agon. Zbulohen varret e betejës së Sfetigradit!. Weblog entry. Humanisticus. August 2, 2007. July 8, 2009 [2].
  8. ^ The graves for the soldiers who died during the siege of Sfetigrad have been found in the village of Kodžadžik near Debar. They contain approximately 300 Christian corpses and approximately 900 Muslim corpses; the graves were separated to correspond to the religious affiliations of the fallen.[7]
  9. ^ Sot Komuna e Dibrës