Biblioteka e Enver Hoxhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Biblioteka e Enver Hoxhës.jpg

Biblioteka e Enver Hoxhës përmbante rreth 25 mijë tituj librash. Në bibliotekë përveç librave shqip, ishin librat që kishte ruajtur familja e Enverit nga koha e studimeve në Liceun e Korçës e në Monpelie të Francës. Libri më i vjetër në gjuhën frënge ishte "Le conte de Lisle antique" me shënimin: "Enver Hoxha - Gjirokastër-1926". Bashkë me këtë ishin një tok librash, të gjitha në frengjisht, të viteve 1936-1939. Pjesa më e madhe e librave të bibliotekës ishte në gjuhën frënge, sepse këtë gjuhë zotëronte plotësisht Enver Hoxha. Në Bibliotekën e Enverit gjendeshin biografitë, autobiografitë, memoaret e persona-liteteve më të shquar botërorë të lidhur me Luftën e Dytë Botërore e më pas, duke filluar me Memoaret e Uinston Çërçillit, që ishim në dy variante: ato shumëvë-llimshe, ku përshkruan jetën e tij që nga koha e rinisë së vet, kur ka marrë pjesë në luftën kundër boerëve në Afrikën e Jugut, dhe 2-3 vëllimet e veçanta për Luftën e Dytë Botërore, ku flet edhe për përshtypjet e tij nga takimet me Stalinin. Për Rusveltin, ishin dy vëllimet e shkruara nga sekretari i tij i shquar e besnik, Hopkins. 5 vëllimet voluminoze (në formatin e enciklopedive të mëdha) të procesverbaleve të Kominternit (Internacionales Komuniste), që me kërkesë të Enverit i qenë dërguar nga Moska. Ishte kopje e vetme në Shqipëri, e vyer jo vetëm për komunistët, por për çdo studiues, historian e njeri me kulturë. Librat në gjuhën ruse,të autorëve Pushkin, Tolstoi, Dostojevski, Gorki etj, vëllimet e fjalorit enciklopedik francez "Larousse" (Larus), që nga botimi më i vjetër, i madh, i rëndë, si dhe të gjithë tipet e mëvonshme të "Petit Larousse" (Larus i vogël), më të përsosur në përmbajtje e më praktikë në përdorim, madje, edhe në format xhepi. Enciklopeditë angleze, italiane, ruse, albumet e mëdha me riprodhime të pikturave nga Muzetë më me famë të Europës, albumet me riprodhime të ilustruara të ndërtimeve më të bukura e interesante botërore, si ato të antikitetit, piramidat e Egjiptit, tempujt e Athinës, kështjellat e Mesjetës e pamje të tjera me vlera të veçanta historike e artistike të popujve të ndryshëm.