Biblioteka publike "Hivzi Sulejmani" e Prishtinës (1945-2010)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka publike "Hivzi Sulejmani" e Prishtinës (1945-2010 me Autor Sylejman Pireva. Prishtinë 2011. Faqet e librit 315.

Libri është ndarë në katër periudha dhe është shtjelluar kryesisht sipas një rendi kronologjik të ngjarjeve në kohëzgjatje prej 65 vjetësh. Ndarja kësisoj në periudha aq sa ç’është praktike është edhe logjike, sepse janë vetë ngjarjet e ndodhura dhe rrethanat e krijuara që i karakterizojnë dhe i bëjnë të duken të dallueshme.

Vlera e kësaj monografie është një kontribut i çmueshëm për ta njohur gjerësisht veprimtarinë e kësaj biblioteke, por edhe një ndihmesë e mirë për të gjithë ata që mëtojnë të merren kurdoherë me këtë institucion kulturor dhe edukativ. Sepse ky libër është i bazuar në burime origjinale të shumta, në dokumente dhe literaturë të shumëllojshme.