Bik Ndoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.Biku banon në Rrugën "Skanderbeg", që quhet te zona Ara e Pashës, pranë Shtëpijë Fëmijës prej 3 - 6 vjeç në katin e parë të pallatit 5 katësh e ndërtuem në vitin 1994.Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuem, duar artë. Ka dy vajza të bukura,të martuem dhe banon me bashkëshorten në hymjen me 2 dhoma dhe një guzhinë. Kompozitori, pedagogu i Konservatorit në Tiranë Zef Çobaj ka kompozue një kangë për Bik Ndojën në shtator të 2009 të kënduem nga kangtari popullor i Shkodrës Artur Matia me banim në SHBA. Fakti asht se nuk asht dhe aq i vlersuem nga vetë qyteti i Shkodrës ku ai shkriu energjit e veta qysh 16 vjeç me serenatat e tija melodioze duke këndue netëve me hanë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane. Por ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës dhe kjo asht ma shumë se ato që mund t'i jepnin auditoret zyrtare.Dhe ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuen për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI.Mos ta lejmë pa e përmend se Biku nuk ishte kangtari i oborrit diktatorial, por vetëm i popullit dhe kët e gjenë te repertori i tij që asnjë kangë për diktatorin apo për partinë dhe kangëve me kazma e pushkë, me lopë e traktora nuk kishte. Kjo asht merita e Bikut që nuk honepsi, nuk vuni në buzë dhe në kordat e zanit kangë të marra që ishin edhe groteske, pasi Njeriu konceptohej si bishti i lopatës dhe pushkës. . Biku i këndoi vetëm popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës.

Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri Migjeni organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.


Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Tonin Zadeja, “Këngëtari popullor Bik Ndoja”, tek “Jeta e re”, 1976, 1 maj
  • Frano Caka, “Bisedë me artistin e merituar Bik Ndoja”, “Zëri i rinisë”, 1979, 8 dhjetor
  • Nexhat Agolli, “Dialog me artistë”, Toena, Tirana, 2000