Bimesia e vendit tone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko



BIMËSIA DHE BOTA SHTAZORE

Në Evrope trevat shqiptare radhiten në vendet me llojshmëri bimore me te madhe, që lidhet me ndryshimet e klimës, te tokave, te relievit etj. Në rajonet perëndimore dhe bregdetare mbizotërojnë llojet mesdhetare te bimësisë (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse në brendësi te tyre, bimët e Evropës Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu janë te shumta bimët endemike, pra bimët që rriten vetëm në trevat shqiptare. Vetëm në Republikën e Shqipërisë rriten rreth 30 te tilla.

Për shkak te mbizotërimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, që kushtëzon ndryshime te dukshme te klimës dhe te faktorëve te tjerë, bimësia është e shkallëzuar në drejtim vertikal në kater breza : brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare ; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.

Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m Lartësi) gjendet në trevat perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesën e poshtme te tij e zëne shkurret me gjelbërim te përhershëm (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me këto shkurre rriten edhe disa drurë te larte, si : selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e egër etj. që, në disa raste, formojnë pyje te vogla. Pjesën e sipërme te brezit te shkurreve mesdhetare e zëne shkurrct që i rrezojnë gjethet gjate stinës se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj. Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri në rreth 1000 m lartësi. Ka përhapje me te madhe se brezat e tjerë bimore, sidomos në brendësi te trevave shqiptare. Bimët me karakteristike te këtij brezi bimor janë : disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.

Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri në rreth 1600 - 1800 m lartësi. Ahishtet, duke kërkuar me shume lagështi, janë me te përhapura në malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe në shpatet përballe veriut dhe lindjes. Në shume zona ahishtet janë te përziera me haloret (bime që e kane gjethen në formën e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Në ketë brez ndodhen pyjet me te dendura, që përbejnë fondin kryesor te lendes se drurit.

Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, për shkak te temperaturave shume te ulëta, rritet vetëm bimësi barishtore dhe shume rralle shkurre te ulëta. Zhvillimin me te mire bimësia barishtore e ka në rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.

Pyjet me bimësi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura janë shpallur parqe kombëtare, në te cilat është e ndaluar me ligj dhe prerje dhe ndërhyrje e njeriut. Në sektorë te caktuar te tyre mund te bëhen vetëm vizita turistike për te shijuar natyrën e pastër. Parqe te tilla ka në Shqipëri (Thethi, Lura, Llogarisja etj.), në Kosove (Berzovica etj.), në trevat shqiptare në Maqedoni (Galicica, Pelistëni) etj.

Bota shtazore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumëllojshmëria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copëtuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte për zhvillimin e një bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokësore dhe ujore.

Bota shtazore tokësore përbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si : urithi, që gjendet në zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i natës, që jeton në koloni te mëdha në shpella dhe zgavra ; ujku, dhelpra, çakalli, shqarthi, në brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, në zonat pyjore te larta ; ariu i murrme, në pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishës ; macja e egër, në pyjet e larta etj. Mjaft te përhapur janë gjitarët barngrenes, si derri i egër në brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i egër, në zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli në brezin e shkurreve, në dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e egër në brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.

Te shumëllojshëm janë shpendët shtegtare dhe te përhershëm. Ndërmjet tyre ka edhe shpendë te rralle me vlera te veçanta, si: pelikani kaçurrel, në lagunën e Divjakës, kurse në lartësitë e maleve gjendet shqiponja.

Në ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si : sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse në ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka në (liqenin e Ohrit), që dallohen për mishin e shijshëm, dhe shume peshq te tjerë, si : krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si : delfini (në ujerat detare) dhe vidra.

Ndikimi i njeriut në bimësinë dhe në boten shtazore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pyjet dhe në përgjithësi mbulesa bimore përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe te ujit, rregullojnë regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojnë token nga erozioni dhe përbejnë mjedise ku jetojnë shume kafshë te egra. Ato kane rendësi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri për përdorim industrial, ndërtim etj. Në to mund te zhvillohet turizmi. Megjithatë mbulesa bimore jo rralle është dëmtuar nga veprimtaria njerëzore. Format e dëmtimit te saj janë te shumta: shpyllëzimi i sipërfaqeve te tera, duke i kthyer ato në toka te punueshme ; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja në to e bagëtisë me ritme me te mëdha se rritja natyrore, si dhe dëmtimi i bimësisë nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha këto në shume zona kane shkatërruar mbulesën bimore dhe kane zvogëluar vazhdimisht sipërfaqet pyjore. Me e dëmtuar është bimësia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqësimin e cilësisë se ajrit dhe te ujerave, e në mjaft raste është shoqëruar me pakësimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafshëve te erga.

Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare është shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka dëmtuar dhe shkatërruar ato në shume zona, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë. Me çdo kusht duhet te mbrojmë mbulesën bimore dhe boten shtazore.