Bin Laden
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(31 Gusht 2008) Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet. |
Osama bin Muhammad bin 'Awad bin Laden (arabisht: أسامة بن محمد بن عوض بن لادن;) lindi më 10 mars të vitit 1957, është themelues i organizatës Al-Kaida, pjestar i CIA-s amerikane në vitet e 80-ta në luftën kundër Rusisë, i akuzuar për sulmet e 11 shtatorittë vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Biografia
Bin Ladeni rrjedh nga një familje sheikësh arab. Ai ndihmoi Afganët në luftën Ruso-Afgane fizikisht dhe materialisht, në atë kohë i trajnuar dhe i dërguar nga CIA amerikane. Pas përfundimit të kësaj lufte ai ndihmoi qeverinë talibane që të vijë në pushtet dhe pas një kohe konsiderohej si prijës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të ShBA-ve. Pas disa akcioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida, ku si prijës i saj llogaritej, qeveria e ShBA-ve filloi përndjekjen penale dhe fizike (likuidimin fizik) të tij. Pas, një kohe të shkurtër ai u prezantua si prijës i Xhihadit dhe i ftoi të gjithë muslimanët për Xhihad, veçanërisht kundër ushtarakëve të ShBA-ve.
Me ardhjen e George Bushit në krye të shtetit Amerikan eskaloi konflikti në mes të vendeve industriale dhe organizatës Al-Kaida. Pasojnë: bombardimi i Sudanit, lufta në Afganistan, 11 shtatori, dhe lufta e dytë e Gjirit Persik në Irak.
Në ndërkohë u shpall nga qeveria e SHBA-ve si terroristi numër një. Dhe simbas analistëve amerikanë vazhdonë përndekja e tij edhe pas shkapëderdhjes së Talibanëve. Gjatë vitit 2005, qeveria e ShBA-ve thotë se ai gjendet diku në bjeshkët e Pashturit të Afganistanit, në kufi me Pakistanin ku ndihmohet nga muxhaedinët e regjionit ku ndodhet. Trupat ushtarke të ShBA-ve të stacionuara në këtë regjion vazhdojnë ekspeditat e armatoura për gjurmimin e tij, edhe pse në fund të vitit 2004 thuhej se ai ishte plagosur këto lajme nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim zyrtarë. Dihet se mesazhet e Bin Ladenit të cilat zakonisht ju drejtonte arabëve, muslimanëve dhe banorve të ShBA-së në rrjetin televiziv Al-Xhazihra në vitin 2005, ato mesazhe nuk janë më prezente.
[redakto] Referenca
[redakto] Shiko dhe këtë
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |