Birra Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Reklamë e Birrës Tirana mbi një pallat në Tiranë (2004)

Birra Tirana është kompani e prodhimit të birrës me seli në Tiranë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1960 u ndërtua Birra Tirana, si një fabrikë me kapacitet 70000 Hektolitra/vit, me një teknologji prodhimi ruse dhe specialistët e parë u diplomuan në ish-Bashkimin Sovjetik. Ajo prodhonte birrë të tipit pilsen bjonde dhe brune në shishe 0.5L në arka druri dhe fuçi 50L. Birra Tirana ka qenë pjesë përbërëse e ish-Kombinatit Ushqimor "Ali Kelmendi". Bashkë me fabrikën e birrës, u ndërtua dhe fabrika e malterisë, e cila deri në vitin 1983, bënte furnizimin me malto të fabrikës së birrës. Elbi prodhohej kryesisht në zonat e Korçës, ndërsa Lupolo kultivohej në Pogradec. Uji i përdorur për prodhimin e birrës ka qenë gjithmonë nga burimet e Selitës. Si rezultat i rritjes së kërkesës së tregut për birrë, në vitin 1983 u bë rikonstruksioni i Birra Tirana duke rritur kapacitetin e saj deri në 150000 Hektolitra/vit, si dhe u përmirësua teknologjia me makineri gjermane dhe suedeze. Duke qenë se, në këtë periudhë, kemi të bëjmë me një ekonomi të centralizuar, birra Tirana shpërndahej në 2/3 e vendit, me perjashtim të pjesës juglindore të Shqipërisë, që furnizohej nga Birra Korça.

Investimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Donacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sponzorimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]