Biskota çaji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Për 1 kg biskoa duhen:

Miell 4 gota uji, sheqer 1 filxhan çaji, gjalpë 1 filxhan çaji, vezë 2 kokrra, sodë gjysmë lugë kafeje, kos ose ujë 1 filxhan kafeje, (në qoftë se pakësohet gjalpi diferenca shtohet kos) arra të grira 2 lugë gjelle.

Në një tas rrihen vezët me sheqer e gjalpë, pasi krijohet masë e njëllojtë, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet miell i situr i përzier me pak sodë. Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose në mungesë të formës pritet me gotë pije. Biskotat vendosen në tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra, lyhen me të verdhat e vezëve dhe sipër i hidhen arra të grira hollë. Piqen për 8-10 minuta.