Blegtoria në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Blegtoria e Kosovës ka shënuar përparime në kuptimin e përmasimit të racës, cilësisë dhe sasisë së prodhimit, por ka shënuar zvogëlim të numrit të kafshëve, përpos shpeztarisë e cila ka rritur numrin e tyre, me formimin e fermave të pulave. Blegtoria e Kosovës ka pasur ngritje të madhe gjatë viteve të 50-ta, 60-ta kurse pas viteve të shtatëdhjeta filloi rënia e saj. Blegtoria e kafshëve në Kosovë gjatë viteve të 50-ta karakterizohej me numër më të madh të dhenve, deleve, gjedheve, kurse më pak e kuajve dhe derrave. Pas luftës me hapjen e sektorit privat ka filluar rritja e prodhimit të qumështit.


Ndryshimet e blegtorisë gjatë viteve[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri i gjedheve dhe deleve ka shënuar rënie pas viteve të 60, 70 me emigrimin e popullsisë nga viset kodrinore-malore në viset e ulëta, me zvogëlimin e popullsisë bujqësore, zhvillimin e qyteteve, arsimimit etj. Po ashtu prona e vogël ka ndikuar negativisht në zhvillimin e blegtorisë, pasi ajo nuk mund të sigurojë ushqim të mjaftueshëm gjatë dimrit. Kosova ka sipërfaqe të konsiderueshme të kullotave (178.300 ha) dhe më pak livadhe (87.470 ha livadhe). Kullotat gjenden kryesisht në vise kodrinore-malore, cilësia e tyre nuk është e kënaqshme, pos në Alpe. Livadhet gjenden kryesisht në vise të ulëta për të siguruar ushqimin e duhur dhe cilësor. Sektori privat në të kaluarën ka pasur më shumë dele dhe gjedhe, sidomos në zonën kodrinore-malore, por lloji i kafshëve ishte i prodhimit të ulët dhe mbahej në mënyrë ekstensive. Pas viteve të 60-70 filloi përmasimi i llojit të kafshëve me gjedhe produktive. Blegtoria e kafshëve të trasha ishte produktive në sektorin shtetëror, e cila ishte e organizuar në ferma qumështi dhe mishi dhe mbahej sipas kërkesave të blegtorisë bashkëkohore. Kjo blegtori ishte e vendosur afër qyteteve dhe siguronte pjesërisht kërkesat për qumësht dhe mish, sidomos të popullsisë urbane. Tash fermat e tilla mungojnë ose janë në krijim e sipër, por me numër simbolik afër 1500 ferma.


Fondi i kafshëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondi i kafshëve në Kosovë ka pasur shumë ndryshime. Numri i gjedheve ka lëvizur në mes 330-400 mijë dhe në vitin 2001 rreth 350 mijë krerë, pjesa më e madhe e tyre mëshqerra (48%), viça e dema (48%) dhe rreth 4% lopë plleja. Në Kosovë 6 banorëve u takon 1 gjedh, 9 banorëve 1 dele, ndërsa numri i dhive është shumë i vogël (14.654 krerë), i derrave 75 mijë dhe kuaj 13 mijë. Prodhimi i mishit në vitet e 60-ta ishte rreth 10 kg për banor, në vitet e 80-ta rreth 17 kg, ndërsa tash kjo sasi duhet të jetë më e vogël. Pjesën e konsiderueshme të mishit në Kosovë sigurohet nga importi në vendet fqinje. Prodhimi i mishit në Kosovë është së paku 3 herë më i vogël se në Evropë, diçka më i madhe se Afrikë dhe Azi.

Prodhimi i qumështit[redakto | redakto tekstin burimor]

Prodhimi i qumështit në Kosovë është rritur gjithsej 4,4 herë, ndaj banorit 2,7 herë (nga 53 në 153 l/b). Prodhimi i qumështit për banor në Kosovë është 2,4 herë më i vogël se në Evropë. Sasia e prodhimit të vezëve është rritur për 6 herë, për banorë 3 herë (150 vezë/banor). Kosova në të kaluarën ka qenë e njohur për eksportin e leshit, lëkurës, mishit të qengjit, kurse tash i importon të gjitha prodhimet blegtorale.


Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]