Bleona Qereti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
  1. RIDREJTO Stampa:Neutralitet i dyshimtë
Bleona Qereti
Bleona Qereti.jpg

Informacione
Emri Bleona Qereti
Lindja 14 Maj 1979
Prejardhja Tirana
Zhanri RnB
Profesion(e) Këngëtare
Instrument(e) Vokal
Vite aktiv 1991- tani
Bashkëpunim(e) me Genc Prelvukaj
Webfaqja
[1]


Bleona Qereti u lind më 14 Maj 1979Korçë. Në të gjitha aktivitetet e fëmijëve që organizoheshin në qytetin e saj të lindjes, në Korçë, e më pas edhe në Elbasan. Kishte vetë dhuntinë për të rënë në sy kudo që shkonte e në gjithçka që bënte. Ndaj jo më kot, në vitin 1991, vogëlushen lozonjare, që kishte nisur të hidhte shtat tashmë, e zgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin ballkanik, i cili u zhvillua në Prevezë të Greqisë.

Vetëm pak kohë më pas do të pushtonte skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan, jo më vetëm si këngëtare por edhe si prezantuese e aktiviteve dhe koncerteve të ndryshme që organizoheshin mbi atë skenë. Ishin vitet 1991-1994, po konkretizonte shumë prej dëshirave, që bashkëmoshatareve të saj u kishin mbetur si pjesëza të ëndrrave të përnatshme.

Por Bleona, do ta kapërcente edhe më tej këtë parashikim. Duke gllabëruar shumë shpejt jo vetëm skenat shqiptare por edhe ato jashtë Shqipërisë. Pas pjesëmarrjes së suksesshme në festivalin e pranverës 1996 ajo u ftu për një turne në Zvicër, së bashku me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Po këtë vit merr pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike, i cili u zhvillua në Francë, në gusht të 1996-ës, ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana", përfaqësuese e Shqipërisë në këtë festival. Dy muaj më pas nis një turr koncertesh, dy mujor, në Gjermani, Belgjike dhe Holandë. Por ndërsa përpiqet të zgjerojë rrethin e fansave të saj kudo nëpër botë, nuk harron se destinacioni i saj është Shqipëria. Kështu në festivalin e dhjetorit të 1996-ës, shfaqet sërish me performancat e saj interesante, që e tregonte qartë rritjen dhe pjekurinë artistike të vajzës lozonjare. E cila kishte nisur ndërkaq të mendonte të bënte diçka ndryshe edhe jashtë skenave të koncerteve e festivaleve. Nuk vonoi shumë dhe e bëri konkrete atë që kishte kohë që e mendonte : një videoklip shumë interesant. Në pranverën e vitit 1997 me gjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri, ajo arrin të realizojë për këngën "Era" me të cilin u prezantua edhe në festivalin e pranverës '97, një klip që pak kohë më pas u transmetua nga televizioni TV5 Francë, në një emision kushtuar Shqipërisë.

Studimet e shkollës se mesme, Bleona i ka kryer pranë Shkollës së Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë.

Fillimi i vitit të ri do të vinte po kaq i mbarë për Bleonën. Albumi i parë "Kam qejfin tim" që do të hidhej në treg me emrin e saj, në janarin e 1998-ës, do të shkaktonte jo pak zhurmë. Një zhurmë kjo që do të pasohej më pas me atë që do të shkakton një tjetër angazhim i saj, që nuk kishte të bënte më vetëm me muzikën. Në maj të 1998, Bleona provon të bëjë edhe prezantuesen në krah të Kastriot Caushit, rektor në Akademisë së Arteve. Ishte një koncert i madh që u zhvillua për shqiptarët në Greqi, nga Kompania "Koha Jonë", ku edhe pse do të shfaqej në një rol të ri, pra atë të prezantueses, do të këndonte sigurisht disa prej këngëve të saj më të preferuara të atyre kohëve. Ishte kjo eksperience e re, e prezantimit, që i ngacmoi edhe më shumë idenë e kahershme për të vijuar studimet e larta në Akademinë e Arteve për aktrim.

Ndërkohë një sërë ngjarjesh të tjera i shtohen rrëmbimthi curriculumit të saj përgjatë këtij viti : vera e 1999-ës e gjen në një tjetër turr të gjatë humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Austri etj. ; në tetor hedh në treg video-kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua në Gjermani gjatë verës 1999 ; një muaj më pas shkon sërish në Zvicër këtë herë për koncertet e saj.

Pas këtij turi, kontrata që do të në shkruante me menaxherin Jeton Dautaj, do të thoshte një sukses edhe më i garantuar për Qeretin : 80 koncerte në të gjithë Evropën, nuk ishin pak. E mësuar tashmë më mirë menaxhimin e kohëve të mbara të karrierës së saj Bleona nuk do të vononte të sillte pikërisht në këtë kohë albumin e saj të tretë, me titull "S'më behet vonë". Nuk kishte gabuar në përcaktimin e kohës së duhur. Ky album arriti rekordet e shitjes në Shqipëri. Ndërsa klipi që shoqëroi këngën "S'më bëhet vonë", të cilën Bleona e realizoi në shtatorin e 2001-shit në Itali me regjisorin Nicola Doersole, do t'ia shtonte edhe më shumë shitjet këtij albumi. Ndaj rezultati i dy turneve që Qereti do të ndërmerrte në këto kohë ishte krejtësisht i parashikueshëm : shumë i suksesshëm. Në vitin 2002 rinovimi i kontratës me menaxherin Jeton Dautaj ishte i padiskutueshëm.

Ende pa u shuar jehona e një koncerti, ajo nis një tjetër turr në Gjermani e më pas edhe në Zvicër, Austri etj. Ndërkohë nuk vonon të nisë punën për albumin e saj të 5-të, për të cilin do të bashkëpunonte me kompozitorët më të mirë Ëirus, I. Berani, Xh. Gashi, A. Hila, etj dhe me autoret e teksteve A. Doci dhe J. Papingji.

Pas disa koncertesh radhazi, edhe me këngë popullore, në Kosovë e Maqedoni, Qereti do të rikthehet përsëri shumë shpejt në Amerikë, si e ftuar për të marrë pjesë në spektaklin për MISS Albania në USA, spektakël ky që u realizua në ambientet e Linkoln Center në Manhatan. Fundi i vitit 2004 e gjen sërish nëpër Evropë, në Greqi, Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Viti 2005 kishte një mision shumë të madh : pushtimin e Amerikës. Në marsin e këtij viti Qereti zhvillon një nga takimet më të rëndësishme në karrierën e saj, me avokatin dhe menaxherin Michael Novak. Ai i propozoi këngëtares që ajo te futet në tregun amerikan të muzikës duke provuar të realizoje një CD me hitet më të njohura amerikane, të cilat do të hapin dyert e koncerteve ta saj në USA jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë amerikan. Në muajin prill 2005, Bleona fillon punën intensive për realizimin e kësaj Cd, në një nga studiot më prestigjioze në Detroit e quajtur studio "A recording". Në këtë studio ku janë realizuar albumet e J. Z Justin Timberlake disa kënge të Eminem si dhe kolonat zanore të filmave "Rush Our", realizohet dhe albumi i saj (në qershor 2005), me 12 këngë anglisht. Ndërsa kompozitori Kike Santander i cili njihet si njëri nga kompozitoret kryesor të këngëtarit Ricky Martin, kompozon një këngë ekskluzivisht për Blerona Qeretin. "Boom Boom" që u realizua në dy variante, shqip dhe anglisht ishte boomi më i madh që Qereti do të shkaktonte në Shqipëri. Pasi morri licencën përkatëse për realizimin e këngës tek Henry Foxx agency Qereti e sjell në treg këtë këngë shoqëruar me klipin e realizuar gjithashtu në Amerikë, në Miami FL me një nga kompanitë më të njohura amerikane e quajtur "CHAOS FILM PRODUCTION" me producent Alyn Dorney i cili ka qënë një nga producentët e videos "Love don't cost a thing" të J. LO.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Për ty – Greatest Hits – ?
  • Mandarina – 2007
  • Boom Boom – 2005
  • Ti nuk din as me ma... lyp – 2003
  • Ik mëso si dashurohet – 2002
  • S'më bëhet vonë – 2001
  • Nëse më do fort – 2000
  • Kam qejfin tim – 1997