Blerim Minka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blerim Minka

Piktor, bashkekohor shqiptar Lindur ne qytetin e Elbasanit, ne dhjetor te vitit 1978.

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2008 Hapja e Art Gallery 1 ne qytetin e Elbasanit. Menaxhimi i ekspozimit dhe shitjeve te veprave pamore te artisteve shqiptare dhe te huaj.

2006 Realizimi i skenografise se koncertit “Te afte ndryshe, te barabarte me te gjithe”.

2004 Realizimi i nje pikture murale ne fasaden e godines se jetimores “Shtepia e Shpreses” ne Elbasan.

2001 Diplomimi ne Akademine e Arteve te Bukura, ne specialitetin e teknikave te aplikuara te artit monumental. Vepra e diplomes është nje teknike e perzier mozaiku me pllaka dhe hekur. Kjo veper monumentale qendron mire ne raportin e permasave te saj me hapesiren dhe ne vendosjen harmonike, kompozicionale me ansamblin arkitekturor te godinave universitare dhe me mjedisin e gjelberuar te Akademise se Arteve.

1996 Krijimi dhe realizimi i skenografise se spektaklit letraro-artistik “Elanko 96” - shfaqur ne Elbasan dhe ne Durres.


Ekspozitat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2009 Organizator dhe pjesmarres me 2 punime ne ekspoziten "Pranvere 09" hapur ne Elbasan me rastin e festes se Dites se Veres, me pjesmarrjen e 16 artisteve figurative.

2008 Pjesmarres me 2 punime ne Sallonin e 38-te te konkursit te arteve pamore qe u organizua nga Akademia Europiane e Arteve ne Belgjike, qe u vleresuan me cmim inkurajues.

2002 “New Art”, ekspozita e perbashket e artisteve bashkekohore elbasanas.

2001 Ekspozita e artisteve te rinj “Start” ne sallen e galerise se Akademise se Arteve, Tirane.

1997 Pjesemarres ne ekspoziten e zhvilluar nga shkolla e mesme artistike “Onufri” me punimet me te mira te nxenesve te kesaj shkolle ne galerine e qytetit te Elbasanit.

1996 Ekspozita “Ambienti ku jetojme” organizuar nga PNUD-i, ne Tirane.

1995 Ekspozita “Pranvere 95” ne Galerine Kombetare te Arteve, Tirane, celur me punimet e nxenesve te shkollave te mesme artistike te Republikes dhe te studenteve te Akademise se Arteve te Bukura, mundesuar nga Soros-i.