Blerim Shala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Blerim Shala
Fotoporteti
Emri Blerim
Mbiemri Shala
Lindur më 15 mars 1963
Lindur në Prishtinë
Kombësia shqiptare
Shtetësia Kosovare
Profesioni gazetar

Blerim Shala është publicist dhe politikan shqiptar nga Kosova. Shala është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane.

Ka lindur në Prishtinë dhe ka studiuar filozofi dhe sociologjiUniversitetin e Prishtinës. Ai është i njohur si botues i gazetës së përditshme kosovare Zëri i ditës. Në vitin 1991 ai u shpall si gazetari i vitit në gazetën Rilindja.

Shala ka qenë njëri nga themeluesit (së bashku me Halil Matoshin, Mufail Limanin, Pal Shtufin, Astrit Salihun etj) e Parlamentit Rinor (më vonë Partia Parlamentare e Kosovës) dhe një nga organizatorët e demonstratave të viteve 1990-1991. Për shkak të aktiviteti politik ai u arrestua nga autoritetet serbe në vitin 1991. Ai do të arrestohet edhe dy herë të tjera nga policia serbe gjatë periudhës 1991-1999.

Në vitin 1999 Blerim Shala ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar të Kosovës në bisedimet e Rambujesë në Francë dhe një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Rambujesë. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në këto bisedime ai pas kthimit ishte nën vëzhgim të UDB dhe në prill 1999 do të ketë fatin sikur të gjithë shqiptarët e tjerë të dëbohet nga shtëpia e tij.

Pas luftës pritej që ai do të themelonte dhe të drejtonte një parti të re politike. Në të kundërt, ai vazhdoi punën e tij si gazetar, botues dhe i përmbahet fjalës së tij "sot kritikoj pozitën, e nesër opozitën".

Me fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës ai u emërua nga Presidenti Ibrahim Rugova me detyrën e koordinatorit të bisedimeve. Rreth emërimit të tij ka pasur mjaft polemika lidhur me spekulimet se ai është i afërt me LDK.

Shala që nga fillimi i bisedimeve ka qënë anëtar i çdo delegacioni që ka marrë pjesë bisedimet në Vjenë me palën serbe nën ndërmjetësimin ndërkombëtar të udhëhequr nga diplomati finlandez, presidenti Marti Ahtisari.

Më 2009 Shala iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]