Bolzano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bolzano
Bolzano
Pamje nga Bolzano
Pamje nga Bolzano
Popullsia
 • Gjithsej104 841
Emri i banorëvebolzaninë
{{{postal_code_type}}}
39100
Faqja zyrtareFaqja zyrtare

Bolzano (italisht; gjermanisht: Bozen; ladinisht: Balsan ose Bulsan) është qytet në Itali. Qyteti shtrihet në pjesën e zgjeruar të luginës së lumit Izarko (Eisack) pikërisht në vendin ku në këtë lumë derdhet dega e tij Talvera dhe është i rrethuar nga një vijë e pandërprerë malesh. Lugina ka formën e një Y-së : në të majtë është një kthesë e gjerë që të çon në Merano/Meran ; në të djathtë ngushtohet nga malet.

Zona e qendrës, që është dhe më antikja, është e përbërë nga rrugë të ngushta dhe ndërtesa shtetërore, fetare dhe civile që i përkasin shekullit të XIV dhe XIX. Kur arrin në qendër kupton menjëherë qe ndodhesh ne një qytet nordik : arkitektura e ndërtesave shtetërore dhe private, çatitë, parmaqet e dritareve dhe ballkonet, harqet, ku tregtarët ekspozojnë mallrat që i përkasin një mode dhe një artizanati tipik të krahinës alpine, kafetë "vjeneze", që ofrojnë cepa të rehatshëm për biseda dhe lexime gazetash. Janë këto aspekte të Bolzanos që tërheqin vizitorët e huaj.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bolzano ka filluar të popullohet rreth shekullit të XVI dhe XV para erës sonë. Emri qytetit mendohet të ketë ardhur nga fisi "Bauzanum", që ka jetuar rreth shekullit VIII në zonën e qendrës (Zona e Harqeve). Bolzano ka qenë disa herë e pushtuar nga romakët, bavarezët etj. Rreth shekullit XIII, duke pasur afër Brenneron (kufirin me Austrinë), fillon të lulëzojë tregtia midis Evropës Veriore dhe Italisë. Në 1805 Tiroli i kalon Bavarisë (aleate me francezët) sipas traktatit të Strasburgut. Pikërisht në këtë periudhë ka jetuar dhe Andreas Hofer (heroi i Alto Adixhes). Më vonë Tiroli i jepet Italisë dhe me rënien e perandorisë franceze kalon me Hasburgët. Por tirolezët, të mësuar tashmë me autonominë, kundërshtojnë reformat e detyruara nga Vjena. Në këtë periudhë (1861) inaugurohet dhe sistemi i ndriçimit me gaz. Gjatë luftës së I Botërore Tiroli Jugor/Alto Adixhe i aneksohet Mbretërisë së Italisë. Me ardhjen e Musolinit në pushtet filloi dhe italianizmit i popullsisë. Gjuha italiane vihet me detyrim në vende publike dhe shkolla. Çdo emër fshati, rruge u italianizua. Rritet imigracioni italian kalon nga 28.000 në 1910, në 32.000 në 1921 dhe në 40.000 në 1934. Në mes të viteve 30 fillohen të ndërtohen fabrika të mëdha duke bërë të mundur imigrimin. Në 1939, pas një marrëveshje midis Gjermanisë dhe Italisë, popullsisë sudtiroleze i propozohet zgjedhja "o të transferohen në Reich ose të bashkëjetojnë me "italianët e mirë". Në Bolzano, sipas të dhënave gjermane ndër 17.000 banorë gjermanofolës rreth 15.000 ishin gati të transferoheshin në Gjermani. Në korrik të 1944 u hap "Durchgangslager", një kamp nazist ku mblidhnin gjithë të internuarit që dërgoheshin më pas në Austri. Në 1948 Alto Adixhe fitoi autonominë sipas traktatit të paqes së Parisit (1946). Zhvillimi industrisë në Bolzano paraqet për popullsinë sudtiroleze simbolin e italianizimit. Duke filluar nga 1950 rritet tensioni midis Südtiroler Volkspartei (partisë sudtiroleze) dhe përfaqësuesve të shtetit italian. Austria dërgon çështjen altoatesine deri në O.K.B., ndërsa fillon terrorizmi (hidhen bomba, vriten funksionarë të shtetit italian). Në 1972 i kalojnë të gjitha kompetencat Provincës. Kjo bëri që kudo ti jepet më shumë prioritet gjermanëve. Alto Adixhe është krahina që merr më shumë kontribute prej shtetit italian seç paguan taksa. Në qershor 1992 mbyllet përfundimisht çështja Austri-Itali. Problem sot në Alto Adixhe janë industria (që është në krizë), banesat dhe politika kulturale. Në Bolzano mbi 80% e popullsisë flet italisht si gjuhë të parë, por duke u larguar jo më shumë se 5 km nga Bolzano mbi 80% flet gjermanisht dhe kështu duke qenë një qytet dygjuhësh (bilingue), për të filluar punë në vende publike duhet patjetër ti zotërosh të dyja (ky është një disavantazh për të huajt). Pikërisht për këto fakte duket që vitet e fundit ka rënie demografike.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festa në Bolzano[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sacro Cuore (Zemra e Shenjtë)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dielën e dytë të gushtit është festa e Sacro Cuores, kushtuar Zotit i cili liroi tirolezët nga pushtuesit francez. Ngrihen flamujt tiroleze mbi shtëpi dhe kisha dhe ndizen zjarre mbi male.

Të vjelat dhe Törggelen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator krahina e Alto Adixhes vishet me ngjyrat e vjeshtës dhe hardhitë e rrushit të rendituara me kujdes i ofrojnë turistëve një spektakël të jashtëzakonshëm. Vjeshta është koha e vjeljes së rrushit. Që prej 1000 zona e Alto Adiges ka qenë një prej furnizuesve më të mëdhenj të verës të Bavierës. Që atëherë ishte traditë të kaloje nga një han në një tjetër për të shijuar verërat e reja (ky zakon sot ka marrë emrin Törggelen) të shoqëruara me gështenja. Törggelen tërheq çdo vit shumë turistë.

Mbreti Laurino[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mali që ndodhet në perëndim të qytetit quhet "Rosengarten" (kopshti i trëndafilave). Tregohen shumë legjenda rreth këtij vendi të mrekullueshëm dhe të gjitha kanë të bëjnë me mbretin e xhuxhmaxhuxhëve, Laurinin. Ky mbret jetonte në një kështjellë të mrekullueshme mbi mal ; fama për pasuritë e tij dhe sidomos për kopshtin me trëndafila të kuq kishte arritur deri në Verona tek oborri i mbretit të gotëve, Teodorit të Madh. Ky vendosi ta sfidojë në duel Laurinin dhe kështu u nis në drejtim të malit i shoqëruar nga kavalierët e tij, midis të cilëve Hildebrand dhe Dietleib. E motra e Dietliebit, Similde, ishte zhdukur prej pak kohësh dhe ai shpreson ta gjente në kështjellën e mbretit shkurtabiq. Sapo arritën në mal mbetën të habitur nga bukuria e kopshtit dhe nuk i rezistuan dot tentacionit për të hyrë brenda. Mbreti Laurin i nxehur doli nga kështjella dhe iu sul pushtuesve. Në këtë kohë doli e bukura Similde që vrapoi në ndihmë të vëllait, duke iu lutur mbretit të mos i vriste. Ky u tërhoq dhe i ftoi kavalierët në pallat. Por fshehtas i hodhi verës ilaç gjumi. Kur të gjithë i zuri gjumi Laurini i lidhi dhe i mbylli në një nga qelitë e tij. Similde edhe njëherë vrapoi në ndihmë të vëllai dhe i hapi derën. Gjatë duelit të dytë Laurini u mund. Nga inati u betua që asnjë s'do ta shikonte më kopshtin me trëndafila, as ditën, as natën.

Krishtlindjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve është traditë "Christkindlmarkt", "San Nicolò dhe Krampus", dhe "Gara e S. Silvestro". Markata e Krishtlindjeve, e quajtuar nga të gjithë "Christkindlmarkt", ngrihet gjatë periudhës së Krishtlindjeve, nga fundi i nëntorit deri ditën e Krishtlindjeve, në sheshin Walther dhe në rrethinat e tij. Tregtarët e Bolzanos ekspozojnë në këto shtëpiza të vogla karakteristike mallrat e tyre. Shiten dhurata, mallra artizanale dhe provohen ëmbëlsirat tipike ose pihet vera brulè (verë e ngrohur me pak kanellë). Periudha e Krishtlindjeve fillon me ardhjen e "San Nicolo" (mbrojtësi i fëmijëve), që është një plak me mjekër të bardhë dhe të gjatë që i shpërndan fëmijëve qese të kuqe të mbushura me ëmbëlsira dhe fruta. San Nicoloja shoqërohet nga djalli "Krampus", që kënaqet duke trembur fëmijët. Krampusi me hekurat e tij vjen natën e 5 dhjetorit dhe bën xhiro në qytetin e vjetër. Festimet e Krishtlindjeve përfundojnë me "Garën e S. Silvestros", ose e quajtur ndryshe "Bo- Classic". Në këtë garë marrin pjesë njerëz nga e gjithë bota dhe fillon pak orë para zbardhjes së Vitit të Ri.

Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Muzeu Arkeologjik në Bolzano, i njohur për Oetzin (njeriun e akullit), i zbuluar më 1991 dhe që mendohet të ketë jetuar rreth 5000 vjet më parë.
  • Museion (Muzeu i Artit modern)
  • Muzeu i Qytetit

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]