Bomba bërthamore
Bombat atomike ose ndryshe edhe ‘’bombat nukleare’’ janë armë bërthamore, fuqia e të cilave rrjedh nga proceset e ndërlikuara fizike që shpjegohen në bazë të parimit të fuzionit dhe difuzionit. Së bashku me bombat kimike dhe ato biologjike, bomba bërthamore renditet në kategorinë e armëve të shkatërrimit masiv ABC. Ndërtimi i bombës atomike, futja e saj në përdorim si dhe futja e saj në arsenalin e armatave të disa shteteve ka shkaktuar një kthesë të madhe të historisë së njerizimit.
[redakto] Ndërtimi
Bazë e ndërtimit të bombës atomike është shpartallimi i grimcave nga masa tejet kritike e Uranit 235 ose e Plutonit 239, e futur në një hapësirë me vëllim të vogël. Gjatë shpartallimit të grimcave nga masa paraqitet një zinxhir i reaksioneve, ku gjithnjë e më shumë neutrone hyjnë në proces.
Tek bomba që funksionojnë sipas parimit të fuzionit, nëpërmjet një mekanizmi bëhet presion në brendi të bombës. Ky presion shkakton rritjen e temperaturës brenda hapësirës ku gjendet materia radioaktive, grimcat e së cilës materie nëpërmjet të ashtuquajturin reaksioni i fuzionit duke u shpartalluar shkaktojnë rritjen e më tejshme të shtypjes përbrenda bombës dhe pas arritjes së një pike ekstreme bomba dhe i gjithë materia që gjendet në të eksplodojnë.
[redakto] Shiko dhe këtë
| Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

