Boris Tadiç
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Boris Tadiç (lindur në 15 janar 1958 në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë) është politikan serb dhe presidenti aktual i Serbisë.
Boris Tadiç, udhëheqës i Partisë Demokratike (DS), u zgjodh President i Serbisë më 27 qershor 2004, në balotazhin e zgjedhjeve kundër kandidatit të Partisë Radikale Serbe Tomisllav Nikolliç.
Ai përfundoi arsimin e mesëm në Beograd dhe u diplomua në psikologji në Universitetin e Beogradit.