Boris Trajkovski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Boris Trajkovski (lindi në Strumicë, IRJM), politikan, president i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, sllavomaqedon nga IRJM-ja.

Boris Trajkovski, u emërua si Presidenti i dytë i IRJM-ës më 15 dhjetor 1999, duke pasuar Kiro Gligorovin. Përpara fillimit të presidencës, ai kishte shërbyer si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e qendrës së djathtë së Ljubço Georgievskit. Trajkovski, një jurist i treinuar, ka dallimin e pazakonshëm të të qënit një prift protestant Metodist në një vend të mbizotëruar ortodoks dhe mysliman. Ai hoqi dorë prej komunizmit dhe ortodoksisë ndërsa studionte teologji në Shtetet e Bashkuara, duke u kthyer në vendin e tij për t'u bashkuar me radhët e bashkësisë së vogël protestante në Maqedoni. Shumë analistë spekulojnë se e kaluara e Trajkovskit mund të jetë shumë e përshtatshme për t'u marrë me çështjen më shqetësuese në Maqedoni : ruajtjen e paqes ndërmjet pakicës më të madhe etnike të republikës dhe shumicës sllave etnike.