Borxhi i jashtëm i Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

12 mars 2002 gazeta Korrieri fliste për 700 milionë dollarë.

Sa janë borxhet e sotme[redakto | redakto tekstin burimor]

Nëpërmjet një akti normativ në vitin 2008, qeveria rialokoi një fond të konsiderueshëm për të paguar një pjesë të borxhit të jashtëm që shkon në rreth 100 milionë dollarë. Gjatë vitin 2008 qeveria parashikoi që të merrte një sasi të madhe borxhi, për të realizuar investimet e huaja që shkuan në rreth 600 milionë dollarë. Por dhe interesat që u paguan për borxhin në vitin 2008 kapën një nivel të lartë. Interesat e larta rritën ndjeshëm koston e borxhit qeveritar, që për vitin 2008 shkoi në rreth 39,7 miliardë lekë ose 467 milionë dollarë amerikanë. Në harkun kohor të një viti, interesat shtesë që qeveria do të pagoi për borxhin këtë vitin pritet të shkojnë në 104 milionë dollarë. Pjesa dërrmuese e interesave që do të paguhen për vitin 2009 i janë të dedikuar borxhit të brendshëm, rreth 29 miliardë lekë. Ndërsa për borxhin e jashtëm interesat e paguara në vitin 2008 shkuan në 4,3 miliardë lekë. Rreth 6,4 miliardë lekë shpenzime për borxhin publik në vitin 2008 iu dedikuan ripagesave të jashtme. Por qeveria i rriti më tej borxhet e vendit gjatë vitit 2008, kryesisht borxhin e jashtëm. Vitin e kaluar rreth 85,4 miliardë lekë borxh u morrin si borxh nga jashtë dhe u përdorën në financimin e rrugës Durrës-Kukës. Një nga shkaqet e rritjes së shpejtë të kostos së borxhit qeveritar kanë qenë interesat tepër të larta me të cilat ai merret. Gjatë gjithë këtyre viteve, qeveritë e ndryshme kanë marrë në pjesën më të madhe të kohës borxh nga burime brenda vendit, ku bëjnë pjesë bankat e nivelit të dytë dhe Banka Qendrore. Por interesat e diktuara nga ana e tregut, kanë qenë në pjesën më të madhe të kohës, tepër të larta. Edhe nëse i referohemi tabelës së interesave në ankandet e fundit të Bonove të Thesarit, të emetuara nga ana e Ministrisë së Financave, që janë edhe forma klasike e borxhit qeveritar, interesat shkojnë 8-9%. Pjesa dërrmuese e borxhit qeveritar kontrollohet nga bankat e nivelit të dytë, që zotërojnë rreth 70 për qind të portofolit, ndërsa individët dhe grupet e tjera zënë vetëm 7,39 % të borxhit publik.