Bota shtazore në Kosovë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bota shtazore në Kosovë është më e pasur në zonën kodrinor-malore, ndërsa në zonën fushore është varfëruar mjaft. Në zonën fushore e kodrinore haset iriqi lindor, miu fushor nëntoksor, miu shtëpiak. Në këtë zonë ku shtrihen pyjet (si Blinaja, Kleçka etj. ) jeton kaprolli, derri i egë, dreri dhe lepuri. Prej shpezëve në zonën fushore-kodrinore hasen korbi i murmë, laraska, shtura, harabeli fushor, qukapiku, pëllumbi, turtulli, thëllënza e fushës, shkurtëza, fazani etj. Në zonën malore, ku shtrihen edhe pyjet jeton ariu i murëm, luqerbulli, dhia e egër, derri i egër, ujku, aqarthi i artë, sqarthi i bardhë, dhelpra, kaprolli, pulëegra e madhe dhe e vogël, pula e pyjeve, thëllënza, ketri etj. Ariu më tepër haste në zonën malore të Alpeve Shqiptare, Sharr, Moknë etj. Për gjueti me rëndësi janë ariu, luqerbulli, dhia e egër, dreri i egër, kaprolli, dreri, pulegra e madhe, pula e pyjeve dhe thëllënza e maleve.
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Kosovës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

