Bothnia Line

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Botniabanan bridge ornskoldsvik sweden

Bothnia Line ( (shqip:Vija Bothnia), suedisht: Botniabanan ) është linja më e shpejtë e trenit në Suedi. Një rrugë e gjatë prej 190 km (120 ml), nga aeroporti Kramfors nga ÖrnsköldsvikUmeå, u hap në vitin 2010 dhe trenët u lejuan të udhëtojnë në shpejtësi prej 250 km/h (160 mph) (megjithëse nuk ka tren me më shumë se 200 km/h (120 mph) që e përdorë këtë linj që nga viti 2013).

Paraqitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E kompletuar në gusht të vitit 2010,[1] linja Bothnia shtoi 190 kilometra (120 mi) të linjes së shpejtë të trenit në rrjetin suedez. Me shpejtësi deri në 250 km/h (160 mph) kjo është po ashtu më e shpejta në vend. Rruga është nga aeroporti Kramfors nga ÖrnsköldsvikUmeå dhe ka 140 ura dhe 25 km tunele.

Ndërtimi u fillua nga Botniabanan AK, një kompani në pronësi të shtetit 91% dhe 9% nga qeveria regjionale e Kramforsit, Örnsköldsvikit, Nordmalingut dhe Umeås. Puna filloi në vitin 1999, dhe arriti në gjysmë të rrugës në fund të vitit 2005. Pas kompletimit në vitin 2010, linja iu dha me qera Sëedish Rail Administration. Kur Botniabanan AB u rimëkëmbi investimin e saj (vlerësohet të jetë 2050), pronësia e linjës pasoi në Rail Administration. Buxheti i ndërtimit ishte 15 miliardë korona.

Mendohet që Bothnia Line do të konkurrojë me transportin rrugor duke përdorur rrugën E4, e cila është rruga kryesore për realizimin e trafikut të mallërave të rënda.

Trafiku i pasagjerëve filloi në gusht të vitit 2010, por vetëm nga Umeå në Örnsköldsvik. Përmirësimi i vonshëm i Adalsbananit nënkupton se trafiku jugor i Örnsköldsvik nuk do të fillojë para prillit të vitit 2012. Data e fundit ishte gushti i vitit 2011 por është shtyrë për shkak të turbulluriva me ERTMS sistemin e sinjaleve të instaluara në Adalsbanan.

Qëllimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linja hekurudhore përgjat bregdetit të Suedisë Verior u bë e nevojshme për një kohë, në mungesë të kapaciteteve në linjën kryesore ekzistuese (më tej në kohë) për shkak të kufijve të ulët të shpejtësisë, kthesave dhe pjerrtësisë. Bothnia Line do të përmiësojë lëvizhmërinë publike, duke reduktuar kohën e udhëtimit mes Umeås dhe Örnsköldsvikut në 40-50 minuta nga shpejtësia e madhe e trenit. Ajo gjithashtu do të shërbehet nga trenat e udhëtarëve, në një frekuencë të propozuar prej së paku gjashtë trena në çdo drejtim.

Hekurudha standarde[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linja është një trakë e vetme (me nota dhe dispozitat e tjera për një udhë të dytë) dhe ka 22 unaza. Pesha maksimume është 25 tone në 120 km/h (trenat transportues mallrash) dhe 250 km/h i lejuar për trenat për pasagjerë (si me të gjitha linjat e reja, punimet tokësore duhet të ketë kohë për të rregulluar në trafikun e synuar). Kthesat kanë një rreze prej 3,200 metra ose më shumë, përveç për pasazhin e Örnsköldsvik (poshtë 600 m) dhe disa mes 2,000 dhe 2,500. Grada maksimale është 1%.

Shtrirja e vonuar nëpër zonën e rezervimit natyror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa e mesme e hekurudhës ishte e gatshme për trafik në vitin 2008, dhe e gjithë hekurudha përveç pjesës veriore nga tetori i vitit 2009. Pjesa veriore, afër Umeas, nuk funksionoi deri në gusht të vitit 2010, për shkak të një beteje gjyqësore mbi vendosjen e një ure që kalon mbi zonat ekologjikisht të ndjeshme në lumin Ume. Këto zona janë të mbrojtura si rezerva natyrore dhe procesi për të miratuar vendndodhjen e saj është kundërshtuar nga ambientalistët dhe fqinjëve në fjalë në lidhje me pronat e tyre. Alternativat tjera në vendin e pranishme janë konsideruar të papranueshme në afërsi të Aeroportit të Umeas për arsye sigurie, dhe një tunel nën aeroport dhe lum do të kishte qenë shumë më shumë e shtenjtë. Një rrugë më jugore do ta kishte zgjatur linjen dhe do të ishte më e shtrenjtë. Thelbi i këtij debati ishte se rezervat natyrore janë themeluar disa vjet pas caktimit të linjës hekurudhore.

Nuk kishte asnjë udhëtar para se të përfundonte hekurudha, sepse qyteti më i madh, Umea, nuk ishte e lidhur me linjën në atë kohë.

Kohët, distancat dhe shpejtësia mesatare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The railway runs parallel to the European Route E4
The line near Ovansjö
Lidhja Koha Distanca Shpejtësia
Örnsköldsvik-Umeå 0:40 112 km 165 km/h (inter-city)
Kramfors-Örnsköldsvik 0:35 86 km 150 km/h (inter-city)
Sundsvall-Umeå 2:20 300 km 130 km/h
Örnsköldsvik-Umeå 0:55 112 km 120 km/h (regional)
Stockholm-Umeå 5:40 680 km 120 km/h

Linja hekuruodhre lejon shpejtësinë deri në 250 km/h. Kur kufizimi i shpejtësisë u rrit deri në 200 km/h, do të jetë hekurudha një-trakëshe më e shpejta në botë. Trenët udhëtojnë në shpejtësi 180-200 km/h për disa vitevet e para, me një rritje të shpejtësisë në të ardhmen.

Kompania e dhënies me qera Transito nënshkroi një kontratë në tetor të vitit 2008 për të blerë trenët Alstom Coradia.[2] Këta trena u morën në vitin 2011, dhe shpejtësia e tyre arrinte deri në 180 km/h. Për trenat me distancë të gjëta nga Stokholmi, SJ drejtonte trenat X55, me një shpejtësi prej 200km/h. Deri më tani furnizuesit nuk mund të garantojnë këtë shpejtësi me karakteristikat e dimrit, pasi që nuk kanë përvojë të veprojnë me shpejtësi të tillë në klimën suedeze. Një projekt kërkimesh Gröna tåget po merret me këtë çështje.

Bothnia Lina do të jetë linja e parë në Suedi që zotëron sistemin sinjalizues ERTMS (Niveli 2) dhe i testuar në shpejtësi prej 289 km/h në pjesën jugore të Bothnia Line.[3] Momentalisht, sistemi sinjalizues suedez dhe sistemi i sigurisë ATP (ATC - Automatic Train Control) është e çasshme vetëm në shpejtësi prej 210 km/h.

Që nga 16 tetori 2008, pjesët e hekurudhës janë përdorur vetëm për transporte mallrash,[4] por me një kontroll mbrojtjeje maunal.

Asnjë tren Alstom nuk erdhi në hapjen e trafikun në gusht të vitit 2010. Një tren i tipit Regina u mor me qera nga jugu i Suedisë për trafikun Umeå-Örnsköldsvik me shpejtësi 200 km/h. Trafiku nga Sundsvalli dhe në Sundsvall filloi nga vjeshta e vitit 2012. SJ drejton trenat e natës Stockholm-Narvik dhe Göteborg-Luleå në linjën Långsele-Mellansel-Örnsköldsvik-Umeå nga gushti i vitit 2012, por ata shpesh kanë kaluar nga linja e vjetër për shkak të problemeve me ERTMS.

Stacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The line will end at Umeå C
Umeå East in September 2010

Trenat planifikohen të ndalojnë në:

Linjen Adal:

Linjen Bothnia:

Disa trena kanë prioritetin të ndalen vetëm në disa stacione të mëdha.

Stacioni më i përdorur mendohet të jetë Umea East që kur ajo gjendet në distancë të vogël nga universiteti dhe spitali kryesor të kësaj pjese të Suedisë. Umea Central është mbyllur në vitet 2010-2011 për shkak të rindërtimeve.

Urat dhe tunelet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botniabanan bridge Angermanalven 20061015

Bothnia Lina ka një numër të konsiderueshëm urash dhe tunelesh:

  • Ura: 144 sosh
  • Tunele: 16 sosh, 25 km gjithsej




Ådalsbanan (Linja Adal)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The bridge across Ångermanälven

Linja Bothnia përfundn afër Aeroportit Kramfors në linjën hekurudhore ekzistuese Ådalsbanan, e cila shkon Långsele–Kramfors–Härnösand–Sundsvall. Distanca nga lidhja në Sundsvall është 101 km. Kjo hekurudhë u ndërtua nga viti 1890 në vitin 1925, dhe është në kushte të këqija. Ajo mban më shumë transporte mallrash dhe shumë pak pasagjerë. Adalsbanani do të përmirësohet përgjatë rrugës ekzistuese me shpejtësi më të madhe sesa sot, nga 100-160 km/h. Përmirësimi do të përfshijnë binarë të rinjë, lidhje të re, sistem të ri sinjalizimi dhe më pak kalime rrugore. Ca pjesë të veriut në Härnösand (gjithsej 29 km) do të zëvendësohen me rrugë të re, të ndërtuar me standarde të Bothnia Line. Kjo do të përfundojë në vitin 2011. Arsyeja e mbajtjes së argjiraturës ekzistuese është avantazhi i ndërtimit të një hekurudhe të re është më i vogël kur hekurudha veç ekziston, por çmimi për hekurudhë të re do të jetë i njëjtë nëse atje nuk do të kishte asnjë hekurudhë, gjë që është shembull përgjatë Bothnia Line. Përmirësimi i Adalsbananit do të kushtojë deri në 6 miliardë korona.

Botniabanan längs Ume älv

Linja e vjetër kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rruga e vjetër hekurudhore kryesore në veri të Suedisë (Bräcke–Boden, "Stambanan genom övre Norrland") u ndërtua gjatë periudhës 1880-1895, me 30-100 km larg bregdetit për ta mbrojtur nga sulmet ushtarake (aeroplanët nuk ekzistonin në atë kohë). Ajo ka shumë kthesa. Ajo do të mbetet në përdorim për trasportim mallrash, dhe mbase për pak pasagjerë, ashtu si Östersund-Bräcke-Långsele-Kramfors Airport-Umeå.

Linja Veriore Bothnia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linja Veriore Bothnia (Norrbotniabanan) është një zgjerim i planifikuar i Linjes Bothnia në veri të Umeas në Lulea. Distanca është rreth 270 km, më e gjatë se Bothnia Line. Vendimi paraprak për të ndërtuar është marrë dhe plani i detajizuar nga përfunduar, duke përfshirë zgjedhjen e një rruge. Ndërtimi planifikohet të fillojë rreth vitit 2020. Nuk asgjë të vendosur përfundimisht andaj edhe ndërtimi mund të vonohet.

Të dyja, Linja Veriore Bothnia dhe Linja Bothnia do të kenë avantazhe në reduktimin e shpenzimeve të larta të trasprotit të mallrave pasi të përfundojnë. Ata do të ofrojnë ulje të mëdha në kohë të udhëtimit për pasagjerë në krahasim me autobusët; për shembull, koha e udhëtimit nga Sundsvall-Umeå do të reduktohet në së paku 1½ orë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Royal ceremony marks Botniabanan opening". Railway Gazette International. 2010-08-31. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 10 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Alstom wins order for 23 Coradia Nordic units". Railway Gazette International. 2008-12-15. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2011. Marrë më 10 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Svenskt hastighetsrekord i Botniabanetunneln". Botniabanan AB. 2009-06-18. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010. Marrë më 10 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Botniabanan freight starts". Railway Gazette International. 2008-12-01. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2011. Marrë më 10 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]