Bredhi i Hotovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore.

Bredhi i Hotoves

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinëe tij.

Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët, ku dallon pjesa elitare, politikanë, ambasadorë të huaj, etj.

Përmbajtja

Vendnodhja [redakto]

Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij.

Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem, pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë.

Flora dhe fauna [redakto]

Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.

Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedëretj.

Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra.

Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.

Mbrojtja [redakto]

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr 102, datë 15 janar të vitit 1996 masivi i "Bredhit të Hotovës", me sipërfaqe 1200 hektarë është shpallur Park Kombëtar dhe administrohet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor të rrethit të Përmetit.

Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri duke i rezistuar deri tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu.

Gjuetia [redakto]

Në vënde të caktuara mund të ndeshësh dhe dhinë e egër. Gjuetia e kafshëve dhe shpendëve të egra që lejohet me ligj fillon më 15 gusht kryesisht për turtullin. Ndërsa në fillim të shtatorit nis gjuetia për lepujt, derrin e egër, thëllëzën, etj. Sezoni i gjuetisë zgjat deri në fillim të pranverës.