Breza (Çuçer)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Breza (Shkup))
Brezë
Село Брест
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej569
{{{postal_code_type}}}
1011
TargatSK

Brezë, (maqedonisht: Брест/Brest) ёshtё fshat nё komunën e Çuçer-Sandeves, Maqedoni. Breza është fshat shqiptar në rrethinën e Shkupit. Ku kufizohet edhe me Republikën e Kosovës. Gjendet në Karadakun kurse në ndarje administrative i takon komunës së Çuçerit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Breza shtrihet në malet e Karadakut dhe bën pjesë në tipin e fshatrave të shpërndara. Ndodhet 40 km larg Shkupit. Është fshat tipik malor me lartësi mbidetare 1651 metra. Pra gjendet ne veriperëndim të Maqedonisë dhe është shumë afër kufirit që ndan Maqedoninë me Kosovën. Më konkretisht, më afër me Kosovën është Malina, pjese e f. Brezë e cila shpesh si emer lakohet si fshat me vete nga se teritorialisht e ndan nje lum ndersa popullata e fshatit jane puro breznjan. Vlene te permendet se Breza shtrihet ne tri kodra qe e ndajne dy lumej duke perfshi nje teritor shum te gjere hapsinore qe ndoshta eshte edhe si fshat me teritor me te madh ne tere Maqedonine dhe kufizohet me disa fshatra: me Tanushen, me Debelldehun KS, me Buzovikun KS, me Lubishten KS, me Letnicen KS, me Gushincen nga komuna e Kumanoves, me Gllazhnjen, fshat qe ka mbete nen ujrat e pendes Gllazhnja KU, Presnica, pjese e fshatit Gllazhnje KU, me Strimen KU, me Lubetenin e Shkupit, me Lubancen, Brodecin, Pobozhjen dhe Kucevisten fshatra keto me popullate maqedonase te perzier me serb.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga regjistrimi i vitit 2002, Breza numëronte 569 banorë, prej të cilëve 564 Shqiptarë. Banorët e Brezës, sikurse edhe shumë të tjerë të Karadakut, me shumicë kanë migruar në Shkup, Turqi dhe në vendet perendimore. Të shumtë breznjanët janë në Komunen e Haraçinës dhe Hasanbeg të Shkupit. Shumica e breznjanëve janë të fisit Berisha, por ka gjithashtu edhe të fisit Kryeziu. Edhe pse mjaft e rralluar nga njerëzit, Breza përsëri ka mjaft banorë. Në vitin 1945 fshati Breze ka numeruar rreth 460 shtepi.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Delet kullosin
Toke e mbjellur me patate në Brezë

Banorët që ende jetojnë në Brezë kryesisht merren me blegtori e bujqësi. Shumica ruajnë dhen dhe kafshë të tjera, kurse ata që merren me bujqësi më së shumti kultivojnë patate.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxenesit e shkollës fillore ``Mihal Grameno`` në Brezë, 2014

Breza është tërësisht me popullsi autoktone shqiptare të cilët i takojnë besimit islam. 

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

image_skyline nga Brezë e pendës së Likovës
Stani i Kadri Bazit të Guri i Zi në Brezë

Breza hyn në grupin e vendbanimeve ekumene shumë të vjetra të Iliridës. Është fshat i vjetër dhe përmendet qysh në shekullin e XIV. Besohet se lokaliteti ka qenë i banuar para mijëra vjetësh si truall ilir.


Bibliografia e përdorur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Jahiu, Tefik, Masakra (gjenocidi) serbosllave-maqedonase ndaj shqiptarëve në Karadak, ALBINA-GOLD, Shkup.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]