Breznica (Kastriot)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Breznicë
Brezni
Fshat

Breznicë është një vendbanim në komunën e Kastriotit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Brezni.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Breznica është një vendbanim i tipit të shpërndarë dhe gjendet në pjesën veri-perëndimore të Prishtinës. Emërtimi i Breznicës nuk ka konstatim të saktë shkencor se nga rrjedh ky toponim. Mirëpo, ka disa supozime lidhur me emërtimin e Breznicës. Supozohet se emri Breznicë vjen nga fjala Breshri, meqë në të kaluarën e largët, këtë hapsirë e godiste së tepërmi breshëri. Kemi edhe një supozim të tretë për emërtimin e Breznicës. Pasiqë, Breznica vërtet është fshatë që ka shumë brigje, mendohet se është quajtur Bregrishtë, e prej kësaj fjale ka rrjedh emri i sotëm i Breznicës. Breznica i përket zonës së “Artakollit”, pra zonës së mesme. Pjesa veriore e Breznicës është kodrinoro-malore, ndërsa pjesa qendrore dhe jugore e fshatit e ka formën shpatino-bregore. Breznica gjendet në mesin e rrethit të qyteteve Vushtrri – Besianë – Prishtinë - Kastriot. Pjesa veriore e Breznicës është e pasur me pyje dhe kullosa në të cilat ka mjaft burime uji. Breznica kufizohet me këto fshatra: në veri me fshatin majac dhe në veri-lindje me Lupҫin e Poshtëm të komunës së Besianës, në lindje kufizohet me Barilevën dhe Drenocin të komunës së Prishtinës, në jug-perëndim me Gracën dhe Babimocin të komunës së Kastriotit në jug me Stanocin e Epërm, në perëndim me Dumnicën e Poshtme, Dumnicën e Llugës dhe në veri-perëndim me Dumnicën e Krasniqit të komunës së Vushtrrisë. Breznica është njëra ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Kastriotit, lagjet janë bukur larg njëra tjetrës ndërsa shkolla, ambualnca e xhamia gjenden në mes të fshatit. Pra, Breznica ka gjithsej gjashtëmbëdhjetë lagje, disa më të shpërndara, e disa më afër njëra-tjetrës.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]