Brezovica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Brezovica është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit. Shtigjet e skijimit gjenden 12 km larg fshatit me të njëjtin emër në komunën e Shtërpcës. Me mundësit që Brezovica ofron për dashamirët e skijimit, ajo është qendra turistike më e vizituar gjatë dimrit në Kosovë.

Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 ha, në lartësinë mbidetare 1718-2522 m. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %. Në lartësinë mbidetare prej 1718 m, në Livadhin e Madh gjendet teleferiku më i ri. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 m mbi nivelin e detit. Qendra e skijimit "Brezovica" është e hapur për dashamirët e skijimit gjatë gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësin e shfrytëzimit.

Kjo qendër ka disa hotele që ofrojnë shërbime cilësore të kategorive më të larta. Ndër hotelet më të njohura është Hoteli Narcis i kategorisë së parë i cili gjendet në lartësinë mbidetare prej 900 m, dhe është 9 km larg shtigjeve të skijimit. Në lartësinë mbidetare 1700 m gjendet hoteli i kategorisë "B", Hoteli Molika, i cili gjendët pranë shtigjeve të skijimit. Në këtë hotel kryhen shërbimet që kanë të bëjnë me pajisjet për rrëshqitje.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Portali Brezovica