Brian Eno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Brian Eno
Brian Eno Profile Long Now Foundation 2006.jpg
Brian Eno në The Long Now Foundation, 26 qershor 2006
Informacione
Emri Brian Peter George St. John le Baptiste de la Salle Eno
Lindja 15 Maj 1948 (66 vjeçar)
Prejardhja Flag of England.svg Woodbridge, Suffolk, Angli
Zhanri Experimental rock
Art rock
Glam rock
Muzikë elektronike
Ambient
Progressive rock
Label E.G. Records, Astralwerks, Thirsty Ear Records
Instrument(e) Tastierë, kitarë, vokal
Vite aktiv 1970 — prezent
Bashkëpunim(e) me Roxy Music, Robert Fripp, King Crimson, David Bowie, Talking Heads, David Byrne, Kevin Ayers, Harmonia, Portsmouth Sinfonia, Phil Manzanera, John Cale, Nico, Daniel Lanois, Harold Budd, Michael Brook. Laurie Anderson, Jon Hassell, Laraaji, Jah Wobble, U2, James, Devo, Television, 801, Ultravox, Toto, Quiet Sun, Coldplay, Depeche Mode, Primal Scream, Paul Simon
Webfaqja
www.enoshop.co.uk

Brian Peter George St. John le Baptiste de la Salle Eno (i lindur më 15 maj 1948Suffolk, Angli), i njohur si Brian Eno, është kompozitor, producent, muzikolog, dhe vokalist anglez, i cili, si solo artist njihet si "Babai i Muzikës Ambient".

I edukuar në shkollën e artit dhe i inspiruar nga minimalizmi, ai u bë i njohur si sintisajzeristi i glam / art rock bendit të '70-tave Roxy Music. Pas largimit nga Roxy Music, ai inçizoi katër rock albume origjinale, para se të koncentrohej në muzikën ambient në albumet si Discreet Music (1975) dhe Ambient 1: Music for Airports (1978).

Ai ka punuar me Harold Budd, Cluster, John Cale, David Byrne, dhe Robert Fripp. Në fund të viteve të '70-ta ai filloi të bashkëpunojë me artistë të pop muzikës, si me David Bowie, dhe gjithashtu e popullarizoi bendin Devo dhe zhanrin e tyre No Wave të influencuar nga punk rock-u. Ai është gjithashtu i njohur për bashkimin e pop dhe rock & roll muzikës me muzikën shansë. Si producent dhe kompozitor, ai ka punuar në albumet Remain in Light (1980) të Talking Heads, The Joshua Tree (1987) të U2, Viva la Vida or Death and All His Friends (2008) të Coldplay, si dhe në albume të artistëve të tjerë si James, Slowdive, Paul Simon, etj.

Paralelisht me muzikë, Brian Eno merret edhe me arte të tjera, si p.sh. me instalacione. Ai shkruan për gazetën britanike The Observer, dhe bashkë me Peter Schmidt ai ka shpikur kartat "Oblique Strategies" të cilat kanë fraza të kriptuara dhe përdoren për të zgjidhur dilema.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Solo albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]