Bruno Peres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bruno Peres
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBruno da Silva Peres
Datëlindja (1990-03-01) 1 mars 1990 (34 vjeç)
VendlindjaSão Paulo, Brazil
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Roma, në huazim nga Torino
Numri13
Karriera me të rinjtë
2008–2010Audax São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Audax São Paulo0(0)
2010Bragantino (huazim)6(1)
2011–2012Guarani (huazim)16(0)
2012–2014Santos38(3)
2014–2016Torino65(6)
2016–Roma (huazim)18(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 Janar 2017

Bruno da Silva Peres (lindur më 1 Mars 1990), njohur si Bruno Peres, është një futbollistë brazilian i cili luan me klubin italian Roma, në huazim nga TorinoSerie A si mbrojtës i djathtë.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Audax dhe huazimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në São Paulo, Bruno Peres filloi karrierën e tij futbollistike me Audax São Paulo, duke u huazuar përfundimisht te Clube Atlético Bragantino.[1] Me klubin ai zhvilloi gjashtë paraqitje, duke shënuar një herë.

Në vitin e ardhshëm, ai u rikthye te Audax, por më pas u huazua sërisht, këtë herë te Guarani Futebol Clube.[2] Ai luajti 16 ndeshje në Série B dhe 17 të tjera në Campeonato Paulista.

Santos[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 korrik 2012, Peres firmosi për një vit e gjysëm me Santosin në formën e huazimit.[3] Ai debutoi me klubin tre ditë më vonë në një ndeshje kundër Grêmios.[4] Peres shënoi golin e parë me klubin më 29 korrik, kundër Ponte Preta.[5] Ai e mbylli sezonin e parë duke zhvilluar 27 paraqitje me klubin (25 në ligë), duke shënuar dy herë.

Më 15 Janar 2013, u lajmërua se Peres do të bashkohej me SC Internacional në një marrëveshje katër-vjeçare.[6] Megjithatë, Coloradot duhej të paguanin një kompesim te Santos, dhe tre ditë më vonë, marrëveshja u prish.[7] Santos nënshkroi përfundimisht me lojtarin në të njëjtën ditë.[8]

Me mbërritjen e Cicinhos, Peres u përdor si zëvëndësuesi i tij, duke u paraqitur në vetëm 11 ndeshje gjatë sezonit.

Torino[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 qershor 2014, Bruno Peres lëvizi te klubi italian i Serie A, Torino, për 2.2 milion .[9] Pas problemeve të gjata lidhur me regjistrimin e tij, ai debutoi me klubin më 21 shtator, duke zëvëndësuar italianin Christian Molinaro në minutën e 69të të humbjes 0–1 në shtëpi kundër Hellas Veronës, duke shkaktuar një penallti në minutën e 87të, që u humb nga Omar El Kaddouri.[10]

Bruno Peres luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me skuadrën më 24 shtator 2014, në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Kaljarit,[11] dhe asistoi sulmuesin Fabio Quagliarella në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Fiorentinës katër ditë më vonë.[12] Ai shënoi golin e parë me klubin më 30 nëntor, duke shënuar golin e barazimit momental 1–1 kundër Juventusit me një gjuajtje të fuqishme, pasi vrapo për plot 78 metra me topin duke nisur nga mbrojtja.[13] Ai shënoi golin e dytë me klubin më 1 shkurt 2015, të fundit në fitoren 5–1 kundër Sampdorias.

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është një lojtar me forcë dhe shpejtë të jashtëzakonshme, është i zoti në triblime dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme.

Statistikat me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 22 maj 2015[14]
Klubi Sezoni Liga Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Audax São Paulo 2010 10 0 10 0
2011 16 2 16 2
Gjithsej 26 2 26 2
Bragantino (huazim) 2010 6 1 6 1
Gjithsej 6 1 6 1
Guarani (huazim) 2011 13 0 13 0
2012 3 0 17 0 20 0
Gjithsej 16 0 17 0 33 0
Santos 2012 25 2 2 0 27 2
2013 11 1 2 0 18 0 31 1
2014 2 0 1 0 7 1 10 1
Gjithsej 38 3 3 0 27 1 66 4
Torino 2014–15 19 2 0 0 18 2
Gjithsej 19 2 0 0 18 2
Gjithsej karriera 78 6 3 0 70 3 151 9

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Santos

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bragantino apresenta lateral Bruno Peres e zagueiro Everaldo (Bragantino prezanton mbrojtësin e krahut Bruno Peres dhe qënder mbrojtësin Everaldo) Arkivuar 5 janar 2013 tek Wayback Machine; Futebol Interior, 30 Prill 2010. Marrë më 9 korrik 2012
  2. ^ Guarani contrata Assisinho e deve emprestar Mário Lúcio (Guarani firmos me Assisinhon dhe duhet të huazojë Mário Lúcio) Arkivuar 1 janar 2013 tek Archive.today; Futebol Interior. Marrë më 9 korrik 2012.
  3. ^ Buscando reforçar equipe, Santos FC acerta contratações de Bruno Peres e João Pedro (Duke parë përforcime për skuadrën, Santos FC firmos me Bruno Peres dhe João Pedro) Arkivuar 31 dhjetor 2012 tek Archive.today; Santos FC, 5 Korrik 2012. Marrë më 9 korrik 2012.
  4. ^ Bruno Peres espera manter impressão positiva no Santos (Bruno Peres shpreson të vazhdojë të impresionojë me Santosin) Arkivuar 5 janar 2013 tek Wayback Machine; Diário do ABC, 10 korrik 2012
  5. ^ Peres comemora primeiro gol pelo Santos e admite 'gostinho especial' (Peres feston golin e parë me Santos dhe e pranon se kishte 'shije të veçantë' Arkivuar 3 shkurt 2016 tek Wayback Machine; Placar, 29 korrik 2012
  6. ^ Liberado pelo Santos, Bruno Peres fecha com o Internacional (I lënë i lirë nga Santos, Bruno Peres firmos me Internacional); LANCE! Net, 15 janar 2013
  7. ^ Internacional anuncia desistência de Bruno Peres e vê Gabriel próximo (Internacional lajmëron mospranimin e Bruno Peres-it dhe shikon më afër Gabriel-in); LANCE! Net, 18 janar 2013
  8. ^ Santos compra Bruno Peres e lateral não vem mais para o Inter (Santos blen Bruno Peres dhe mbrojtësi nuk do të bashkohet me Interin përfundimisht); Correio do Povo, 18 janar 2013
  9. ^ Bruno Peres é negociado com Torino, da Itália (Bruno Peres është duke negociuar me Torinon e Italsë) Arkivuar 15 gusht 2014 tek Wayback Machine; Uebsajti zyrtar i Santosit, 16 qershor 2014
  10. ^ "Torino vs Hellas Verona" (në anglisht). Football-Italia. 21 shtator 2014. Marrë më 29 shtator 2014.
  11. ^ "Cagliari vs Torino" (në anglisht). Football-Italia. 24 shtator 2014. Marrë më 29 shtator 2014.
  12. ^ "Torino vs Fiorentina" (në anglisht). Football-Italia. 28 shtator 2014. Marrë më 29 shtator 2014.
  13. ^ "Juventus 2–1 Torino" (në anglisht). Football Italia. 30 nëntor 2014. Marrë më 30 nëntor 2014.
  14. ^ "Bruno Peres" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 maj 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]