Bujanoci
| Bujanoci | |
| Statistika | |
| Popullsia -dendësia |
53.485 banorë 130 banorë/km² |
| Sipërfaqja | 461 km² |
| Administrata | |
| Shteti | Serbia |
| Qarku | Pçinja |
| Adresa e kuvendit | Karagjorgje Petroviq 115 |
| Kodi postal | 17520 |
| Prefiksi telefonik | 017 |
| Faqe zyrtare | www.Bujanoci.Net |
| Politika | |
| Kryetar | Shaip Kamberi |
| Partia udhëheqëse | PVD dhe LPD dhe UDSH |
Bujanoci, (serbisht: Бујановац), është një qytet në regjionin e Dardanisë i cili gjendet nën administrimin e shteti Serb. Qyteti shtrihet në lindje të Kosovës, popullsia është mbi 75 % shqiptar, fshatrat që shtrihen rreth qytetit të Bujanocit në anën perëndimore dhe jugore janë janë kryesisht të banuara vetëm nga popullata Shqiptare d.m.th. nuk ka përzierje te nacionaliteteve të tjera, kurse fshatrat në veri dhe lindje të qytetit janë të banuara vetëm nga popullata serbe d.m.th. vetëm se ekziston një kufi natyral mes shqiptarëve dhe serbëve.
Përmbajtja |
[redakto] Demografia
FDH nuk ka mundur të arrijë deri të dhënat e sakta mbi numrin e tanishëm dhe strukturën etnike të popullatës, prandaj ka qenë i drejtuar në konkluzione indirekte.
[redakto] Regjistrimi i vitit 1981
Regjistrimi i popullsisë, i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi.
Sipas atij regjistrimi, në komunën e Bujanocit kanë jetuar 46.689 banorë. Prej tyre më tepër se 55 % kanë qenë shqiptar (25.848), serb rreth 34 % (15.914), romë afër 9 % (4.130). Në vetë qytetin Bujanoc kanë jetuar numër gati i njëjtë i serbëve, shqiptarëve dhe romëve. Pos këtij qyteti, i vetmi vend ku ka qenë numri i Serbëve dhe shqiptarëve i njëjtë ka qenë fshati Osllarë. Vendbanimet tjera kanë qenë gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve në komunë, 36 kanë qenë fshatra me banorë Serb. As njëra prej tyre, megjithatë, nuk ka pasur më shumë se 900 banorë, gjersa në fshatin më të madh Tërnovc i Madh, ka 6336 banorë.
Sipas regjistrimit të fundit te popullatës në vitin 2002, Bujanoci ka 43.302 banore, prej tyre 23.681 (54 %) shqiptare, 14.782 (34 %) serb, 3867 (9 %) rom.
10.183 banore në botën e jashtme, me qëndrim më gjatë se një vit, të cilët nuk janë llogaritur ne numrin e përgjithshëm të banoreve, shumica absolute të cilëve janë shqiptar. Me këtë numër, përqindja do të ishte mbi 65 % shqiptare.
[redakto] Politika
Në Komunën e Bujanocit veprojnë këto parti politike shqiptare :
- Partia për Veprim Demokratik - PVD
- Lëvizja për Progres Demokratik - LPD
- Partia Demokratike - PD
- Unioni Demokratik Shqiptar - UDSH
- Partia Demokratike Shqiptare - PDSH
Pushtetin lolak në Bujanoc e udhëheq koalicioni PVD + LPD + UDSH.
Kryetar i Komunës së Bujanocit është Shaip Kamberi nga PVD, nënkryetar Nagip Arifi nga PD. Legjislatura Lokale udhëhiqet nga Kryetar i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu nga LPD ndërsa nënkryetar Mejdi Zeqiri nga UDSH.
[redakto] Etnologji
Etnografia
Folklori : SHKA "Jehona" Trnoc i Madhë
Folklori ; SHKA "Zëri i Lugines" Bujanoc
[redakto] Telekomunikacioni
[redakto] Massmediat
Në Komunën e Bujanocit ekzistojnë dy mediume radiotelevizive shqiptare
- Radiotelevizioni Publik i Bujanocit (RTB), dhe
- Radiotelevizioni Spektri (RTV Spektri)
- Radio BujanociNet (funksionon në Internet) (Radio BujanociNET)
si dhe ekzistojnë disa revista javore si :
[redakto] Të tjera
Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
[redakto] Targat
Targat e regjistrimit të veturave : kodi i targave : BU
[redakto] Sporte
Bujanovac ka një ekip football : BSK Bujanovac.
Klubi i futbollit AS Bujanoci, Multietnik...
Klubi i futbollit BESA, përbërë nga Shqiptarët...
Klubi i futbollit Tërnoci, nga fshati i komunës të Bujanocit.
Klubi i basketbollit "ELITA" i përbërë nga Shqiptar
Klubi i Boksit Tërnoci nga fshati Ternoc i Komunës të Bujanocit
[redakto] International cooperation
[redakto] Shiko dhe këtë
- Suharna, vendbanim në komunën e Bujanocit
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |