Bujar Nishani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bujar Nishani
Bujar Nishani
President i Shqipërisë
24 korrik 2012 – vazhdon
Paraardhësi: Bamir Topi
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
20 mars 200717 shtator 2009
Paraardhësi: Gjergj Lezhja
Pasardhësi: Lulzim Basha
25 prill 201112 qershor 2012
Paraardhësi: Lulzim Basha
Pasardhësi: Flamur Noka
Ministër i Drejtësisë
17 shtator 2009 – 25 prill 2011
Paraardhësi: Enkelejd Alibeaj
Pasardhësi: Eduard Halimi
Të dhënat personale
Lindi më: 29 shtator 1966
Lindi në: Durrës
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Ushtarak, Jurist
Partia politike: PD
Bashkëshortja Odeta Nishani




Bujar Nishani është politikan shqiptar dhe Presidenti aktual i Shqipërisë. Ai ka qënë deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit.

Edukimi Shkollor[redakto | redakto tekstin burimor]

Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Bujar Nishani është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]