Buna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Grykëderdhja e Bunës
Buna nga Kalaja e Shkodres

Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës.

Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.

Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimë mesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturë mesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0 °C deri në -4 °C. Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë. Në deltën e tij ndodhet ishulli Ada, i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Ada dhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. Ishulli Franc Jozef dhe ishulli pa emër të cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimisht merr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga Lumi Moraça që ndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur Lumi i Cemit, në Shqipëri. Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Buna bashkohet me lumin Drin. Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalësalpet shqiptare, Valbona në verilindje të Shqipërisë, Drini i BardhëKosovë dhe Drini i ZiMaqedoni. Ky i fundit del nga Liqeni i Ohrit, i cili siç dihet fumizohet me ujë nga Liqeni i Prespës. Në pjesën fundore të Drinit derdhet Lumi Kir i cili buron nga Dukagjini. Siç shihet, Lumi Buna merr ujë nga një rrjet hidrografik shumë kompleks, që shtrihet gati në 1/5 e Gadishullit të Ballkanit, në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm, ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor. Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbi nivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër i madh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës me gjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km. Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi, nëpërmjet Vijës së Shëngjergjit.

  • Nga rrjedha, gërryerja e pakët (0,12 m/km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumi Drin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj.
  • Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bën këtë lum të jetë me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
  • Me këtë lum lidhet liqeni me detin, për këtë disa peshq vijnë nga deti duke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët.
  • Risurset e lumit janë pra peshqit: krapi, qefujt, karasi, njala, kubla, blini.

Urat[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]