Burgu i vjetër, Umeå

Coordinates: 63°49′20.4″N 20°16′31.4″E / 63.822333°N 20.275389°E / 63.822333; 20.275389
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

63°49′20.4″N 20°16′31.4″E / 63.822333°N 20.275389°E / 63.822333; 20.275389

Cellfängelset, Umeå

Burgu i vjetër ( suedisht: Umeå gamla fängelse ose länscellfängelset ) u kompletua në vitin 1861. Burgu është një nga disa ndërtesat që nuk u dogjën gjatë zjarrit të vitit 1888. Kështu, ai është një nga ndërtesat më të vjetra të mbetuara në Uma dhe renditen si ndërtesë që nga viti 1992. Burgu strehoi të burgosurit deri në vitin 1981 dhe gjatë viteve të 1980-ta e 1990-ta aty u luajtën pjesë teatrale. Në vitin 2007-2008 burgu u rindërtua duke u bërë hotel.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burgu i vjetër i Umeas ishte një nga 20 burgjet provinciale të projektuara nga ëilhelm Theodor Anckarsvärd, i cili ishte arkitekt i Fångvårdsstyrelsen gjatë viteve 1855-1877. [1]

Këto burgje ishin ndërtuar me sistemin amerikan-filadelfian si një model, i cili ndër të tjerash do të thotë se qelitë e zakonshme u zëvendësuan me qeli individuale, ku të burgosurit mund të mendonin për fatin e tyre. Burgu kishte gjithsej 24 qeli në dy kate që ishin të vendosur në muret e jashtme në atë mënyrë që secili ta shihte dritën e diellit. Ndërtesa e burgut po ashtu kishte zyre dhe hapësira residenciale. Ndërtesa ishte njëra nga të paktat që i shpëtuan zjarrit të vitit 1888. Gjithashtu rrethoja jugore e drurit i mbijetoi zjarrit që u jep vizitorëve të zakonshëm një ide të formës së oborrit të ushtrimeve të burgut. [1]

Kryeredaktori i atëhershëm i gazetës lokale Västerbottens-Kuriren, Gustav Rosén (1876-1942), i kaloi tre muaj në burg në vitin 1916. Ai u dënua për shpifje ndaj Stadsfiskal-it të qytetit (zyrës më të lartë të policisë së qytetit). Ky ishte kulmi i të ashtuquajturës Umea fights (Umeåbråken), e cila tërhoqi vëmendje kombëtare. [2][3]

Burgu tani është ndërtesa më e vjetër e gurit e shpëtuar dhe një nga burgjet më të ruajtura në vend. Ai ishte në përdorim deri në vitin 1981 kur u përfundua Umea prison (burgu i Umeas).[4] Burgu është në pronësi të National Property Board of Sëeden (SFV) dhe u bë monument kombëtar në vitin 1992. [4]

Teatri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1987 dhe gjatë viteve të 1900-ta ndërtesa dhe oborri i ushtrimeve u përdorën nga një grup amaterësh të teatrit, Grotteatern, dhe grupi i pavarur i teatrit Profilteatern. Në përvjetorin e njëqindtë të zjarrit të vitit 1888 Grotteatern në vitin 1988 krijoi një produksion teatri të quajtur Loja e Zjarrit të Madh (Spelet om den stora branden) (nga Frank Kelber) në oborrin e ushtrimeve të burgut të vjetër. Të dy grupet, Grotteatern dhe Profilteatern dhanë shfaqje gjatë verave në oborrin e ushtrimeve për shumë vite më pas. [5]

Hoteli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2007-2008 ndërtesa u konvertua në hotel më 23 dhoma, 2 dhoma familjare dhe një dhomë dyshe me një dhomë konference për takime dhe festa që mund të akomodonte deri në 50 njerëz. Ajo ofron shtretër me dush dhe toalete komunale si dhe fusha të shoqërorizimit.[6] Në aneksin e oborrit është lokali Café Göteborg.[7]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Statens fastighetsverks sida: F.d. cellfängelset i Umeå, numera hotell". Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Petersson, Birgit. "E J Gustav Rosén". Svenskt biografiskt lexikon. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ullenhag, Kersti. "Rosén, Gustav 1876 - 1942". Ohlininstitutet. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "F.d. cellfängelset i Umeå, numera hotell". Statens fastighetsverk. Marrë më 7 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Anders S. Svensson. "Spelplatsen – rastgården till gamla cellfängelset i Umeå". Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Hotell Gamla Fängelset". visitumea.se. Marrë më 7 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Café Göteborg". Hotell Gamla Fängelset i Umeå. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2013. Marrë më 13 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]