Burim Myftiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Burim Myftiu (lind. 1961) është fotograf bashkëkohor artistik shqiptaro-amerikan. Krijimtaria e tij është e prezantuar nga "KIPA" Gallery të New York dhe New Haven, Connecticut. Myftiu u lind ne Prizren, Republika e Kosovës. Është anëtar i New Haven Arts Council në Connecticut, ShBA dhe poashtu është i kyçur në asociacione dhe organizata të shumta për artin fotografik dhe film në Kosove, ShBA dhe Evrope.

Veprimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim Myftiu filloi si fotograf i ri i talentuar në fillim te 80'tave dhe më vone specializoi në "Fotografi Komerciale" ne NYIP, New York. Në 2003 e themeloi KAFK (PACK) Kolektiv i Artit Fotografik i Kosovës. Myftiu është poashtu themelues dhe drejtor i DOKUFEST- International Documentary and Short Film Festival, dhe kuratori ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë artistike "Gjon Mili Prize" ne në Prishtine.

Z. Myftiu ka participuar si juri ne Festivale Ndërkombëtare Filmi dhe Konkurse të Fotografisë Artistike. Gjithashtu ai është edhe themelues i [KIPA]- Kosova Images Photography Agency, dhe është "Liaison i Federatës Ndërkombëtare për Fotografi Artistike FIAP.

Fotografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Krijimtaria e Burim Myftiu është prezantuar në shumë publikime, përmbledhje, libra, galeri, koleksione dhe ekspozita të fotografisë në ShBA, Evrope dhe Kosove. "Broken Hearts" dhe "SUFI" janë projekte afatgjate të autorit.

Myftiu ishte kurator i Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike në "Galerinë Kombëtare të Arteve", Prishtine, dhe si redaktor në Gazeta Express". Punon në "University of Business and Technology" dhe poashtu është mentor i Fotografisë dhe mirët me punë kuratoriale.

Burim Myftiu jeton dhe punon në Prishtine (Kosovë) dhe Connecticut, USA.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]