Burrhus Frederic Skinner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Burrhus Frederic Skinner
Psikologë Amerikan
Shekulli XX
B.F. Skinner at Harvard circa 1950.jpg
Emri B. F. Skinner
Lindja 20 Mars 1904
Vendlindja Susquehanna, Pennsylvania
Vdekja 18 Gusht 1990
Vendvdekja Cambrige



Burrhus Frederic Skinner është ndoshta figura më e famshme, më me peshë dhe më kontradiktorja në psikologjinë bashkëkohore amerikane

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai u lind në një qytet të vogël hekurudhor të Susquehanna, Pennsylvania, në mars të vitit 1904. Pasi u diplomua për anglisht, me 1926, në Kolegjin e Hamilton, ai u përpoq të shkruante, por më në fund e la këtë gjë për arsye se ndjeu që nuk kishte ndonjë gjë për të thënë. Ai filloi të interesohet për psikologjinë dhe ju dha grada P.Dr. prej Universitetit të Harvardit në vitin 1931.





Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Boite skinner.jpg

Ai dha mësim për vite me radhë në Universitetin e Minesotes dhe në Universitetin e Indianës. Gjatë kësaj kohe ai shkruajti ai shkruajti dy nga librat e tij më të rëndësishëm, Sjellja e organizmave (1938) dhe një novelë Walden (1948). Në librin e dytë i bëhet një përshkrim shoqërisë utopike të organizuar në përputhje me parimet e kushtëzimit veprues. Skinneri u kthye në Harvard në vitin 1948 dhe që nga ajo kohë qëndroi aty.

Skinner ka dhënë një kontribut të madh për shkencën e sjelljes. Ai ka ndikuar shumë në atë fushë të të mësuarit që ai e quajti kushtëzimi veprues. Kutia e Skinnerit është një aparat standart për studimin eksperimental të sjelljes së kafshëve. Shumë nga studimet e tij kanë të bëjnë me faktin sesi programet e përforcimit ndikojnë në proçesin e të mësuarit dhe në sjellje. Libri i tij Përtej Lirisë dhe Dinjitetit (1971) është një ekzaminim i shoqërisë së tij utopike. Në këtë libër ai shpjegon se përse duhet të kuptojmë sesi ne kontrollojmë sjelljen tonë në jetën e përditshme.

Në librin e tij Mbi reflektimet e mëtejshme (1987), Skinneri parashton pikëpamjet e tij për çështje të tilla që kanë të bëjnësi me paqen botërore, me evolucionin në edukimin dhe pleqërinë.



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]