Burundi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republika y'u Burundi
Flag of Burundi.svg Emblema - Burundi
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Unité, Travail, Progrès
Vendndodhja - Burundi

Burundi ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës. Burundi në lindje kufizohet me Tanzaninë, në perendim me liqenin Tanganika dhe Republikën Demokatike të Kongos dhe në veri me Ruandën. Sipërfaqja e Burundit është 27 834 km², ndërsa popullsia e tij është mbi 10 milion banorë. Kryeqytet i Burundit është Bujumbura. Burundi është një nga 10 vendet më të varfëra të botës.



Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Historia e Burundit

Zgjedhjet e para shumë partiake në Burundi janë mbajtur për të parën herë në tetor të 1993-ës. Pas pak kohe të qeverisjes (100 ditë) vendin e kaplojnë konfliktet e armatosura etnike në mes të palëve Hutu dhe Tutsi. Pasojat më të mëdha të kësaj lufte ishin të ikurit nga lufta në vendet fqinje.

Për të siguruar vijën kufitare, trupat e armatosura të Burundit intervenuan për një kohë të shkurtë në konfliktet e vitit 1998 në Republikën Demokratike të Kongos.

Qeveria kalimtare e krijuar më 1 nëntor 2001, në dhjetorë të 2003 ja arriti që me palën më të madhe të rebelëve të nënshkruaj një marrëveshje dhe të nxjerrë kushtetutën e përkohshme në tetor të 2004. Zbatimi i marrëveshjes ishte problematik pasi që një palë nga rebelët refuzonte nënshkrimin kështu që zgjedhjet e lira , disa herë duhej të shtyheshin.

Ne veren e 2005-es Burundi mbajti zgjedhjet e para elektorale relativisht demokratike, ku fitoi partia CNDD-FDD e udhehequr nga Pierre Nkurunziza. Kjo parti ishte nja nga grupet rebele me te medha dhe me permbajtje te madhe nga grupi etnik Hutu. Zgjedhjet i dhane fund rreth 13 vjeteve konflikti midis faksioneve rebele. Ne shtator 2006, grupi i fundit rebel aktiv, FNL, nenshkroi marreveshjen e paqes me qeverine ne pushtet.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Presidenti i Republikes, Pierre Nkurunziza, është i plotfuqishem. Dy zevendes Presidenta, njeri nga partia ne opozite Uprona (Tutsi) dhe nje grua nga partia ne pushtet. Ministrat gjithashtu vijne nga disa parti opozitare me etni te ndryshme, meshkuj dhe femra.

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Njësit administrative

Burundi është i ndare ne 17 njesi administrative qe quhen Provinca. Ato janë : Bubanza, Bujumbura Mairie, Bujumbura Rural, Bururi, Cankuzo, Cibitoke, Gitega, Karuzi, Kayanza, Kirundo, Makamba, Muramvya, Muyinga, Mwaro, Ngozi, Rutana dhe Ruyigi.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Gjeografia e Burundit

Sipërfaqja e përgjithshme e Burundit është 27,830 km2, nga e cila 2,180 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 3 30 J, 30 00 L.

Burundi ka një vijë kufitare tokësore 974 km të gjatë dhe nuk ka dalje në det përpos që e ndan liqenin Tanganika me shtete fqinje. Tanganika është liqeni me i thelle ne Afriken Qendrore (quajtur gjithashtu dhe zona e Liqeneve te Medha pasi ne te ndodhen edhe Liqenet Albert e Victoria). Liqeni Tanganika është liqeni i dyte ne bote për nga madhesia dhe thellesia, mbas Liqenit Baikal ne Siberi. Liqeni Tanganika ka nje shtrirje veri-jug prej 673 km dhe mesatarisht nje gjeresi prej 50 km. Tanganika ka nje thellesi mesatare prej 570 m dhe thellesi maximale prej 1,470 m. Nje nga aspektet interesante qe kjo thellesi e madhe krijon ka te beje me mungesen e oksigjenit ne shtresat me te ulta qe rezulton ne 'ujrat fosile'.

Burundi ka një klimë ekuatoriale. Në rrafshnaltat në lartësira me dallime të mëdha (772 m deri 2,670 m mbi det) ka dhe ndryshime të klimës por klima nuk dallonë sikur tereni. Sezonet e lagështisë fillojnë nga muaji shkurt deri në maj dhe nga shtatori në nëntor ndërsa ato të thatësisë nga qershori në gusht dhe nga dhjetori në janar.

Relievi i Burundit është teren kryesisht shkëmborë dhe malorë. Pika më e ultë e relievit është 772m në liqenin Tanganika (ang.:Tanganyika) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,670 metrave në majën "Heha" (ang.:Mont Heha), në lindje të pjesës qendrore të vendit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Ekonomia e Burundit

Burundi posedon nje ekonomi agrikulturale ku prodhimet me te medha janë Kafeja,Pambuku, caji si edhe bananet, maniok, miser e sorghum. Vendi është gjithashtu i pasur ne minerale si Nikeli, Uranium, dhe Kobalt, Baker, Platinum dhe Vanadium. Ne disa zona është gjetur dhe Ar por ne sasi te pakta. GNP për capita ne US$ 104 (2005) dhe GDP ishte US$ 800 milion ne 2005.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Demografia e Burundit

Ne vitin 2005, sipas nje estimimi te Agjensise se Kombeve te Bashkuara për Popullatat, Burundi kishte nje popullsi prej 7,500,000 banore. Me nje madhesi prej 27.834 Km2, pra pak me te vogel se ajo e Shqipërise, Burundi ka me te vertete nje popullate dense.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Kultura e Burundit

Gjuha nacionale është Kirundi, shume e ngjashme me Kinyarwanda, gjuha e Ruandes. Frengjishtja është gjuhe administrative por KiSwahili perdoret shume ne Bujumbura dhe zonat perreth Tanzanise. Anglishtja është shume pak e njohur.



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Burundi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Burundi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :