Bustrofedon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një copë teksti anglisht i shkruajtur në stilin bustrofedonik

Boustrophedon (lexo bustrofedon) është një lloj shkrim-leximi në të cilin drejtimi i shkrimit ndërron rresht pas rreshti dhe pas përfundimit të një rreshti fillimi i rreshtit tjetër fillon me germa simetrike si shëmbëlltyra e tyre në pasqyrë. Me pak ushtrim leximi dhe shkrimi në këtë stil është shumë më i shpejtë sepse sytë respektivisht dora nuk duhet të kthehen në fillim të rreshtit të ri por fillojnë në fund të tij pa u këthyer në fillim por e ndërrojnë drejtimin e të shkruarit.

Kur mbaron fjalia atëherë fillimi i fjalisë së re vazhdon në drejtimin e njëjtë horizontalisht, por nëse nuk ka vend për të shfrytëzuar efektivisht hapësirën fjalinë e re e fillojmë aty poshtë rreshtit por me germat pasqyrë dhe në drejtim të kundërt.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala boustrophedon është me origjinë greke që do të thotë "si qetë kur lëvrojnë" dhe përdorej në Greqinë antike dhe vendet përreth saj, ndërmjet viteve 600 - 800 para erës së re. Poashtu edhe Hititët përdornin një lloj shkrimi të tillë 1000 vjet më herët se grekët.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimi pasqyrë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki WikiFjalori: Bustrofedon – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë