Buxheti i Republikës së Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Buxheti i Republikës së Shqipërisë është mjeti kombëtar i përdorimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të shtetit. Ai përbëhet nga buxheti i qeverisë qëndrore dhe buxhetet e qeverive vendore, të cilat paraqiten në Tabelat e Buxhetit të Konsoliduar. Dokumenti hartohet nga Ministria e Financave dhe miratohet në formë ligji çdo vit në Kuvendin e Shqipërisë.