Captain America and the Avengers

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Poster i lojës për Amerikën Veriore.

Captain America and the Avengers (shqip Kapitan Amerika dhe Hakmarrësit) është një lojë arcade e tipit beat em’ up dhe shooter prodhuar nga Data East në vitin 1991 dhe publikuar po nga Data East dhe Mindscape. Inc. Loja me disenjator Hidenobu Ito, përfshin personazhe të njohura të Marvel Comics si Vision, Iron Man, Capitan America dhe Hawkeye kundra armikut kryesor të Capitan America, Red Skull (Kafka e Kuqe).

Loja ka pasur versione për konzola të ndryshme duke filluar nga NES, Snes (këto dy versione janë shumë të ndryshme nga versioni arcade) dhe Megadrive Genesis, Sega Dreamcast, Sega Game Gear dhe Game Boy.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red Skull ka mbledhur një sërë keqbërësish duke shfrytëzuar pasuritë e tij për të pushtuar botën. Personazhet Marvel duhet të ndalojnë planet e tij duke mposhtur personazhe të tjerë të njohur në universin Marvel si Grim Reaper, Mandarin, The Juggernaut, Ultron e shumë të tjerë. Në ndihmë të personazheve shpesh vijnë personazhe pozitive si Wasp, Namor, Quicksilver etj.

Loja[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje nga loja.

Loja është e tipit Beat em’ up e përzjerë në disa raste me tipare të lojrave shooter. Lojtari mund të zgjedhë midis katër personazheve si Vision, Iron Man, Capitan America dhe Hawkeye. Versioni fillestar i lëshuar nga Data East mund të luhet deri në katër lojtarë. Personazhet zakonisht nuk kanë shumë ndryshime nga njëri tjetri në forcë. Loja përdor CPU: 2x ARM6 9.3333 MHz, HuC62804.0275 MHz.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]