Centralet me erë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Energji kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës. Ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqinë e tretë.

                   P=k*S*v^3[1] 

Kjo fuqi e prodhuar nga era , vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbin/gjenerator (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës (psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet.

Raporti në mes të fuqisë elektrike dhe shpejtësisë së erës.[2]


Turbina me erë bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.

Konfiguracioni i helikave të turbinate me erë.[3]

Helika ndërtohet si helikë me bosht horizontal me helikë me bosht vertikal. Centralet me erë ndërtohen me fuqi të ndryshme prej disa kË deri në MË. Centralet me erë mund të vendosen në tokë apo në det të hapur, pas shumë analizave të shpejtësisë së erës në vendin ku planifikohen të vendosen. Centralet me erë mund të instalohen ndaras nga rrjeta elektrike, zakonisht në kombinim me ndonjë burim tjetër të energjisë elektrike (p.sh. me dizel gjenerator) ose me bateri të akumulatorëve. Pastaj mund të instalohen me një numër të konsiderueshëm si park i centraleve me erë të lidhura elektrikishtë në mes veti, dhe nëpërmjet transformatorit të lidhur në rrjetin elektrik. Në figurën më poshtë jan treguar

Parqet e centraleve me erë në det të hapur.[4]
Parqet e centraleve me erë në tokë.[5]

Centralet e vogla me erë mund të shfrytëzohen për përdorim shtëpiak si në foton me poshtë, shfrytzimi i këtyre centraleve shtëpiake bëhet në dy mënyra:

  • si burim shtesë gjatë furnizimit primar nga rrjeti elektrik ose agregati shtëpiak,
  • si burim autonomy me sistemim për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Përparësitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Përparësitë e centraleve me erë janë:

Energjia me erë në shtëpi.[6]
  • nuk kanë shpenzime për lënden djegëse,
  • siguri të madhe të punës së stabilimenteve,
  • nuk ka ndotje të mjedisit.


Të metat[redakto | redakto tekstin burimor]

Të metat e centraleve me erë janë :

  • cmim i lartë i ndërtimit,
  • shpejtësi të ndryshueshme, dhe me këtë nuk mund të garantohet fuqia,
  • faktori vjetor i ulët i angazhimit.

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]