Cenzura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Censura është shqyrtimi dhe kontrollimi i përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të botohen apo të shfaqen. Censurë është dhe kontrollimi i letrave, telegrameve, etj. para se ato të dorëzohen, punë kjo që bëhet nga një organ zyrtar ose nga një i ngarkuar.

Në kuptimin e zakonshëm deshifrohet me kufizimin, ndalimin dhe ndëshkimin e medias, të gazetarit apo të ndonjë elementi strukturor medial për "publikimin e të palejueshmës". Kjo qasje mbulon aspektin referencial të censures në media, por censura nuk mbetet vetëm në fushën mediale, ajo shtrihet edhe në fusha tjera publike, madje edhe në grupe ende më të vogla apo institucione te çfarëdo lloji. Si një institucion censura edhe në të kaluarën kishte dimensione shumë me komplekse administrative. Do përkujtuar se censori është administratori në Romën e vjetër, i cili qytetarëve ua vlerëson pasurinë për t'ua caktuar tatimet. Më vonë ai ishte administratori që ua kontrollonte letrat, librat, revistat dhe tërë shtypin, filmat, etj. për të përcaktuar nëse ishin apo jo kundër rendit, gjendjes shoqëror dhe moralit publik. Censura, që kur njihet, kishte për qëllim kufizimin e mendimit dhe lirinë e shprehjes. Ky kufizim zakonisht diktohet nga vetë sistemi shoqëror dhe politik dhe jo rrallë bëhet edhe në emër të mbrojtjes së "publikut" nga dëmtimet shpirtërore dhe intelektuale.

Censura identifikohet më shumë me me shoqëritë autoritare. Në sistemet autoritare praktokohet censura preventive, e cila ka për detyrë, që, përmes administratorëve të caktuar, të përcjellë gjithë atë çfarë duhet të përcillet, duke u nisur nga prodhimet mediale, pastraj të vlerësoj botimet apo publikimet në dorëshkrim, përpara se të botohen, të dalin në treg dhe të shpërndaheshin. Krahas kësaj forme të censurës, zbatohet edhe ajo që bëhet gjatë procesit të përgatitjes së ndonjë publikimi, që konsiderohet se "është i rrëzikshëm të jetë në duar të publikut". Pos kësaj, zbatohet edhe e ashtuquajtura censura e pastajme. Kjo censurë ka të bëjë me konfiskimin e publikimeve apo të gazetave, revistave, programeve që kanë dalë nga shtypi apo janë emetuar.