Chuunin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Chuunin është ninxha i gradës mesatare i fshatit tek seria Naruto. Për te arritur këtë grade duhet te kalosh një test me disa faza dhe për te hyre ne test duhet te kesh bere te paktën 8 misione. Faza e pare është një test me shkrim. Ky test nuk është për te treguar sa i zgjuar je, por sa mire di te mbledhësh informacion sepse pyetjet ne këtë test nuk janë për nivelin Genin. Kështu për te kaluar duhet te kopjosh. Tek dhoma ku behet testi ishin disa Chuunin te maskuar si Genin te cilët ishin vene për te lejuar te tjerët te kopjonin. Faza e dyte behet ne Pyllin e Vdekjes. Këtu secila skuadër merr nga një rrotull ; atë te tokës apo atë te qiellit. Qëllimi është te arish tek kulla qe ndodhet ne mes te pyllit me te dyja rrotullat për me pak se 5 dite. Faza e trete ndodh pas një muaji. Ne këtë faze ninxhat pjesëmarrës bëjnë një turne, por nuk ka rendësi kush fiton e kush humbet pasi chuunin do te zgjidhen ata qe i kane traguar gjithë cilësitë për tu bere i tille. Chuuninet zakonisht mund te bëjnë vetëm misione te rangut D, C dhe B, por ne raste te jashtëzakonshme mund te shkojnë edhe ne misione te niveleve me te larta(A dhe S).