Cilindri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sipërfaqe cilindrike quhet bashkësia e të gjitha pikave në hapësirë të cilat janë njëlloj të larguara nga një drejtëzë e fiksuar e cila quhet bosht i sipërfaqes cilindrike. Largësia e ç'do pike nga boshti quhet rreze e sipërfaqes cilindrike.
Cilindër quhet ajo pjesë e sipërfaqes cilindrike e cila ndodhet ndërmjet dy rrafsheve paralele. Cilindri quhet i drejtë nëse rrafshet prerëse janë normale me boshtin përndryshe quhet i pjerrët. Largësia mes dy rrafsheve prerëse quhet lartësi e cilindrit.
[redakto] Vëllimi i Cilindrit
Vëllimi i cilindrit të drejtë njësohet duke e shumëzuar syprinën e bazës së cilindrit e cila është rreth me lartësin e tij:
V = BH
Pasi syprina e rrethit është S = π r2 (π = 3,14....) pra në formulën më lartë në vendë të B-së zëvendësojmë π·r2 dhe fitojm për vëllimin e cilindrit:
V = π r2·H
| Ky artikull nga matematika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |