Co-Plan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Co-Plan, Qendra për Zhvillimin e Habitatit, është organizate joqeveritare profesionale, që vepron në fushën e zhvillimit urban nëpërmjet metodave që promovojnë njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm dhe një vizion të ri për shoqërinë civile në Shqipëri. Co-Plan lindi në vitin 1995 nga një program azhurnimi i financuar nga organizata donatorë, duke vepruar në fushën e zhvillimit social dhe përmirësimit te infrastrukturës në lagjen e Breglumasit, Tiranë. Ne ditët e sotme, Co-Plan ka eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe zhvillon aktivitetin e tij në Shqipëri e Kosovë si dhe merr pjesë në kongresë dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare duke publikuar artikuj dhe punë kërkimore. Co-Plan synon të përmirësoje aspektet mjedisore, sociale dhe ekonomike ne qendrat e banuara shqiptare, duke promovuar mobilizimin lokal të burimeve dhper zhvillimin, planifikimin dhe organizimin e Komunitetit.