Columbus (Ohio)
| Kolumbus Columbus |
|||
|---|---|---|---|
|
|
|||
| Shteti | |||
| Shteti federal | Ohio | ||
| Rrethi | Franklin, Delaware, Fairfield | ||
| Kryetari i Bashkisë | Michael B. Coleman | ||
| Lartësia | 275 m (m.n.d.) | ||
| Sipërfaqja | 550,5 km2 | ||
| Zona Kohore | UTC-5 | ||
| Verore | UTC-4 | ||
| Prefiksi | 614 | ||
| Koordinatat | 39° 59′ 0″ Veri 82° 59′ 12″ Perëndim |
||
| Popullsia | (2011) 797.434 banorë | ||
| Dendësia | 1.373 banorë/km2 | ||
| Faqja Zyrtare www.columbus.gov
|
|||
Columbus (shqiptohet Kolumbus) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të Ohajos. Ai është qyteti i pesëmbëdhjetë më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kolumbus është qendra e qarkut Franklin, por qyteti është zgjeruar dhe ka aneksuar pjesë të qarqeve Delëuerë dhe Feirfild. Qytetit i është dhënë emri për nder të Kristofor Kolombi. Ai u themelua në vitin 1812 në vendbashkimin e lumenjve Scioto dhe Olentangy, dhe mori funksionet e kryeqytetit të Ohajos në 1816. Qyteti ka një ekonomi të larmishme bazuar në arsim, institucione qeveritare, sigurimet, bankat, modën, mbrojtjen, aviacion, ushqim, rroba, logjistikë, çelik, energji, kërkime mjekësore, kujdes shëndetësor, hoteleri, shitjet me pakicë, dhe teknologji. Kolumbusi modern është shfaqur si një qytet teknologjikisht i sofistikuar. Në Kolumbus ndodhet institucioni privat më i madh në botë për hulumtime dhe zhvillimi, Instituti Memorial Battelle, CAS-i (Shërbimi i Abstrakteve Kimike), zyra qendrore më e madhe në botë e informacionit kimik, flota private e avionëve më e madhe në botë NetJets, dhe Universiti Shtetëror i Ohajos, me Kampusin më të madh në SHBA.
Në vitin 2009, revista BusinessWeek e ka quajtur qytetin si vendi më i mirë në SHBA për të rritur fëmijë. Revista Forbes në vitin 2008 e renditi qytetin si nr. 1 për përvehtësimin e teknologjisë në vend, dhe qyteti u rendit ndër dhjetë qytetet më të mirë nga Relocate America në vitin 2010. Në vitin 2007, Revista fDi e renditi qytetin nr. 3 në SHBA për qytetet e të ardhmes, dhe Kopshti Zoologjik dhe Akuariumi i Kolumbusit u vlerësua nr. 1 në vitin 2009 nga USA Travel Guide.
Në vitin 2008, MarketWatch e quajti Kolumbusin si qytetin e 7-të më të mirë për të bërë biznes në vend. Në vitin 2011, qyteti kishte pesë korporatat që bëjnë pjesë në listën e US Fortune 500. Korporata të mëdha të huaja që operojnë apo që kanë degë në qytet përfshijnë Siemens dhe Laboratorët Roxane nga Gjermania, Vaisala, Tomasco Mulciber Inc, dhe A Y Manufacturing nga Finlanda, si dhe ABB Grup dhe Mettler Toledo nga Zvicra.
Popullsia e qytetit ishte 787.033 në regjistrimin e vitit 2010, duke u bërë qyteti më i populluar në Ohajo. Ai është kryeqyteti i katërt më i populluar në Shtetet e Bashkuara.
Ekonomia [redakto]
Kolumbus ka një ekonomi përgjithësisht të fuqishme dhe të shumëllojshme bazuar në arsimim, sigurimet, bankat, modën, mbrojtjen, aviacionin, industrinë ushqimore, logjistikën, çelikun, energjinë, hulumtimin mjekësor, shëndetësinë, hotelerinë, shitjen me pakicë, dhe teknologjinë.
Në vitin 2011, qyteti kishte pesë korporata që bëjnë pjesë në listën e 500 korporatave më të mëdha të SHBA-së si Nationwide Mutual Insurance Company, American Electric Power, Limited Brands, Momentive Specialty Chemicals, Big Lots, dhe Cardinal Health që ndodhet në periferi në Dublin. Punëdhënës të tjerë të mëdhenj në zonë përfshijnë shkolla të shumta (për shembull, Ohio State University) dhe spitale, institute kërkimore si Battelle Memorial Institute, institucione financiare të tilla si JP Morgan Chase dhe Huntington Bancshares, si dhe companitë Owens Corning dhe Wendy. Korporata të mëdha të huaja ose degë të tyre veprojnë në qytet si kompanitë gjermane Siemens dhe Roxane Laboratories, kompania finlandeze Vaisala, kompanitë japoneze Tomasco Mulciber Inc. dhe AY Manufacturing, si dhe kompanitë zvicerane ABB Group dhe Mettler Toledo.